TIRANË- Një 50-vjeçar me iniciale I.K., ka rënë në pranga pasi ka dhunuar fizikisht djalin e tij.
Përveç kësaj, pas dhunës së ushtruar ndaj djalit, ai i ka vënë dhe zjarrin banesës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 50 vjeç, për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Shkatërrimi i pronës me zjarr". Shtetasi I. K. ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës së tyre.”, njofton Policia.
Komento