KAMZE - Një bombol gazi shpërtheu sot në mëngjes rreth orës 07:30 minuta në çerdhen shtetërore të fëmijëve me nr 59 në Kodër Kamzë, duke shkaktuar 5 të plagosur. Mes tyre është dhe një fëmijë çerdheje i cili ka plagë djegieje në dorën e djathtë. Ndërsa të plagosurit e tjerë janë kuzhinierja, Diamanta Hima, roja e çerdhes Bekim Xhanari, bashkëshorjta e tij Drita Xhanari dhe prindi i një fëmije. Drejtori i Qendrës Ekonomike dhe Zhvillimit të Fëmijëve Pëllumb Seferi tregon për A1 Report tregon se shpërthimi ndodhi në momentin e ndërrimit të bombolës.
Gazetari ynë Arsen Rusta informon se shpërthimi ndodhi rreth orës 07: 30 minuta në kuzhinën e kopshtit dhe në momentin e shpërthimit në çerdhe ndodheshin 10 fëmijë.
Fatmirësisht kuzhina ndodhet në pjesën e pasme të çerdhes duke shmangur shpërndarjen e gazit në të gjithë ambientet e çerdhes, çka do të rrezikonte jetën e fëmijëve. Nga ky shpërthim është lënduar vetëm një fëmijë i cili në atë moment ndodhej në korridorin e çerdhes.
DESHMIA PER A1 REPORT
Drejtori i Qendrës Ekonomike dhe Zhvillimit të Fëmijëve Pëllumb Seferi tregon ekskluzivisht për A1 Report si ndodhi shpërthimi: “Në 7:30 të mëngjesit, personeli po bënte ndërrimin e bombolës së gazit. Ka pasur rrjedhje gazi. Ambienti ka qenë i ngarkuar me gaz dhe ka ndodhur shpërthimi. Janë plagosur roja i çerdhes që ka qenë duke ndihmuar kuzhinieren, bashkëshortja e tij si dhe kuzhinierja. Ata po kurohen në repartin djegie-plastikë në QSUT. “
Sipas Seferit nuk ka pasur fëmijë të lënduar, por gazetari Arsen Rusta raporton se një fëmijë është lënduar pasi ka qenë në korridor në momentin e shpërthimit. Ai ka plagë të lehta djegieje në dorën e djathtë.
Kuzhinierja e plagosur dhe që ndodhet në repartin e djegie plastikë të QSUT-së është Bekim Xhanari, Drita Xhanari dhe Diamanta Hima. Në kopsht kanë qenë 10 fëmijë.
Përgjegjësja e çerdhes dëshmoi për A1 Report se gjëja e parë që është bërë, ka qenë nxjerrja e fëmijëve nga çerdhja. Të gjithë prindërit janë informuar për të marrë fëmijët nga kopshti.
HETIMET
Një grup hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes. Seferi thotë se zyrtarisht është detyrë e operatorëve për të bërë ndryshimin e bombolës por do "bëjmë verifikimet hap pas hapi".
MJEKET: TE PLAGOSURIT DJEGIE TE GRADES SE DYTE
Rreth orës 11: 40 mjeku Nard Kola që po merret me mjekimin e të lënduarve nga shpërthimi i bombolës, i tha gazetares së A1 Report, Gentiana Haxhiu se në spital kanë mbërritur 4 persona të plagosur. “Gjëndja e tyre shëndetësore e 4 pacientëve është e stabilizuar, por po mbahen në terapi intensive. Kuzhinierja është në gjendje më të rëndë duke pasur djegie në 20 % të trupit. Të plagosur janë dhe roja, bashkëshortja e tij e cila ka shkuar ta ndihmojë si dhe prindi i një fëmije."
Rreth orës 10:00 Mjekët e QSUT-së i thanë gazetares së A1 Report se dy pacientët kanë djegie të shkallës II, kryesisht në gjymtyrë. “Pacientët janë nën monitorim dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Roja, bashkëshortja e tij dhe kuzhinierja e çerdhes janë të shtruar tek Djegie-Plastika në QSUT”

(Foto: Bombola e shperthyer, jashtë çerdhes)

(Foto: Diamanta Hima, kuzhinierja e plagosur nga shpërthimi i bombolës së gazit, në QSUT)

(Foto Ekskluzive : Bekim Xhanari, i plagosuri)

(Foto: Pamje nga çerdhja në momentin e shperthimit)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com