TIRANE-Në përfundim të tubimit që opozita zhvilloi para Kryeministrisë, protestuesit lanë pas pankartat, fshesat, kanaçet e birrave dhe sendet e tjera. Protestuesit nuk hodhën tymuese, por vetëm disa kapsolla duke mbyllur tubimin me incidente të vogla.
/Shqiptarja.com
Shishe plastike, letra, farat dhe tabelat bashkë me shkopinjtë e marrë me vete ishin hedhur tek pemët, ndërsa edhe flamuri i Bashkimit Europian i hedhur në tokë.
Pas largimit të protestuesve nga bulevardi para Kryeministrisë, punonjësit e bashkisë kanë nisur punën për të pastruar ato që ata lanë pas për rikthimin e tij në gjendjen fillestare.
[gallery]25420[/gallery]
d.b/shqiptarja.com

VIDEO










