Kanabis, aksident, sherr dhe kanosje në Elbasan! Arrestohet një 31-vjeçar, nën hetim 4 të tjerë

Kanabis, aksident, sherr dhe kanosje në Elbasan! Arrestohet një 31-vjeçar, nën hetim 4 të tjerë

Foto ilustruese

Nga kanabisi deri tek kanosja me fjalë për motive të dobëta, janë disa nga shkaqet që kanë cuar pas hekurave një 31-vjeçar dhe kanë vënë nën hetim 4 persona të tjerë.

Policia Elbasan ka vënë në pranga G. D., 31 vjeç, banues në Elbasan, pasi në lagjen "Partizani", uniformat blu i kanë gjetur gjatë kontrollit fizik, një sasi kanabisi, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.  

Ndërsa 4 persona të tjerë janë vënë nën hetim.

Konkretisht, nga Policia Rrugore u arrestua K. H., 53 vjeç, banues në Librazhd, pasi ka përplasur automjetin e tij me një automjet tjetër dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, ka rezultuar se ishte në gjendje të dehur. 

Ndërsa B. A., 47 vjeç dhe J. M., 30 vjeç, të dy banues në Librazhd, janë vënë nën hetim pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

Po ashtu nën hetim është vënë edhe A. B., 43 vjeçe, banuese në Librazhd, pasi ka kanosur me fjalë dhe mesazhe një 36-vjeçar, për motive të dobëta.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!