Kanabis dhe armë gjahu në banesë, arrestohen dy persona në Tepelenë (EMRAT)

Kanabis dhe armë gjahu në banesë, arrestohen dy persona në Tepelenë (EMRAT)

Arma e sekuestruar

Policia e Tepelenës ka arrestuar dy persona pasi akuzohen se mbanin lëndë narkotike dhe armë pa leje në shtëpi. Në pranga kanë rënë Aliosha Hasani dhe Amarido Xhezaj për veprat penale "Prodhim dhe shitje e narkotikëve", "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive", "Kultivim i bimëve narkotike" dhe "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Sakaq, mësohet se arrestimet u bënë pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të ushtruar në banesat e tyre u gjetën një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa, një armë gjahu pa leje, fishekë të armës së gjahut, një bimë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e mbjellë në vazo, dhe një sasi fishekësh luftarakë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i Policisë
Goditen dy raste të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohen një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa, një armë gjahu pa leje dhe fishekë. Vihen në pranga 2 poseduesit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, arrestuan në flagrancë shtetasit A. H., 32 vjeç dhe A. XH., 31 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, Tepelenë.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të ushtruar në banesat e tyre u gjetën një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa, një armë gjahu pa leje, fishekë të armës së gjahut, një bimë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e mbjellë në vazo, dhe një sasi fishekësh luftarakë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Kanabisi i sekuestruar

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja