Vijojnë “goditjet” ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtës pa leje.
Në pranga ka rënë 46-vjeçari Kujtim Qerimaj banues në Lapulec, Mallakastër, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjetë dhe sekuestrua 1 armë gjahu pa leje dhe 800 gram kanabis e përgatitur gati për shitje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe "Mbajtja pa leje e armëve të gjahut".
Komento