Në kuadër të parandalimit dhe “goditjes” së paligjshmërisë, policia e Durrësit ka vënë në pranga 3 persona për vepra të ndryshme penale.

Teksa po largohej për në Itali, në vendin e banimit të tij, policia në Portin e Durrësit gjatë kontrollit fizik të 26-vjeçarit G.B, në çantën e tij të shpinës gjeti sasi të lëndës narkotike kanabis, në këtë mënyrë u bë arrestimi i tij.

Një rast i rëndë i dhunës në familje është “goditur” nga policia e Durrësit, pasi në fshatin Manzë, 55-vjeçari dhe djali i tij 17-vjeçar kanë ushtruar dhunë, ndaj djalit të tij, 24-vjeçarit D.C, duke e kërcënuar edhe me armë zjarri.

Nga kjo ngjarje është arrestuar 55-vjeçari për veprat penale "Dhuna në familje", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta" dhe "Kundërshtimi i punonjësit të Policisë" si dhe u procedua penalisht djali i ti 17-vjeçar.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan 370 fishekë, 3 krehra, armë e ftohtë (thikë) dhe pjesë të armës së zjarrit (të cilat i kishin hedhur në lumin Erzen).

Gjatë momentit të konstatimit të tyre dhe shoqërimit nga shërbimet e Policisë, këta shtetas i kanë kundërshtuar me forcë shërbimet e Policisë.   

Policia Rrugore, ka arrestuar 34-vjeçarin M.Sh pasi në aksin rrugor Plepa-Durrës, ka aksidentuar dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit, B. D., 55 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.