Kanabis në doza gati për shitje, armë dhe municione luftarake, policia e Lezhës vë në pranga 3 persona, 2 prej tyre të mitur

Kanabis në doza gati për shitje, armë dhe municione luftarake, policia e Lezhës vë në pranga 3 persona, 2 prej tyre të mitur

Arma pa leje dhe makina, të sekuestruara në cilësinë e provës materiale

LEZHË- Gjatë kontrolleve të territorit për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e autorëve që mbajnë armë zjarri pa leje, atyre që shpërndajnë lëndë narkotike dhe personave në kërkim, policia e Lezhës ka arrestuar 3 persona, 2 prej të cilëve të mitur.

27-vjeçari, S.Gj si dhe të miturit L. F., 17 vjeç dhe K. N., 16 vjeç, banues në Shëngjin, u vënë në pranga, pasi pas një hetimi disajavor nga policia dhe kontrollit u zbuluar se në bashkëpunim me njeri-tjetrin përgatisnin lëndën narkotike në doza, për shitje.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza më lëndë narkotike të dyshuar kokainë, një sasi lënde narkotike kanabis, armë zjarri pistoletë, municion luftarak, peshore elektronike, një sasi lekësh të dyshuara të përftuara nga ky aktivitet i paligjshëm dhe një automjet.

Në këtë mënyrë përfundoi operacioni policor i koduar ‘Shëngjin”.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Jetë kulturore në Fier! Çelet sezoni teatror deri në fund të tetorit, në skenë 11 shfaqje

Jetë kulturore në Fier! Çelet sezoni teatror deri në fund të tetorit, në skenë 11 shfaqje