BERAT-Mëngjesin e sotëm policia ka arrestuar për prodhim dhe kultivim kanabisi Bendo Memën 34 vjeç, banues në Urën Vajgurore.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij policia gjeti dhe sekuestroi 11 rrënjë bimë kanabis të mbjella në vazo.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.