FIER- Babë e bir janë arrestuar në Fier pasi janë kapur teksa kishin mbjellë kanabis në vazo lulesh.
Në pranga kanë rënë Gëzim Berisha dhe Afrim Berisha. Burime zyrtare i thanë Report Tv se babë e bir kishin mbjellë në vazo lulesh 6.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe fidanë narkotikë të mbjellë. Arrestimi i tyre është bërë pas hetimeve 2 mujore.
Ndërkohë në pranga ka rënë edhe Arben Vrenozi, për të njëjtën akuzë.

B.K./r.k./Shqiptarja.com"Gjithashtu, gjatë operacionit u arrestua për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", shtetasi A. V., 52 vjeç, banues në Fermë Çlirim, pasi nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në oborrin e banesës iu gjetën kubikë me fidanë të dyshuar kanabis", njofton Policia.
Komente

