Kanabis në xhep, dhunë në familje dhe të dehur në timon, 6 të arrestuar në Tiranë! Nën hetim 4 të tjerë, ja për çfarë akuzohen

Kanabis në xhep, dhunë në familje dhe të dehur në timon, 6 të arrestuar në Tiranë! Nën hetim 4 të tjerë, ja për çfarë akuzohen

Foto ilustruese

Policia e Tiranës bën me dije se gjashtë persona janë arrestuar ndërsa katër të tjerë janë nën hetim pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

N.N., 27 vjeç është arrestuar pasi iu gjet kanabis, ndërsa E.M., 39 vjeç u arrestua pasi ka dhunuar bashkëjetuesen e tij.

Gjithashtu edhe një 27-vjeçar është arrestuar për dhunë në familje. M.A., ra në pranga pasi ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nënë e tij.

Ndërsa Policia Rrugore ka arrestuar E.M., 21 vjeç, pasi ka aksidentuar një 84 vjeçar.

A. D., 25 vjeç, H. G., 53 vjeç u arrestuan pasi u kapën nga 'Rrugorja' duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Sakaq, E.P., A.Ll., A.A., dhe A.M., janë nën hetim nga autoritetet.

Njoftimi i Policisë
Vihen në pranga 6 shtetas dhe procedohen penalisht 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. N., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme "Shqiponja", iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. A., 27 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Specialistët e Qarkjllimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

- E. M., 21 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin R. I., 84 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

- A. D., 25 vjeç, H. G., 53 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasit:

- E. P., 35 vjeç, për veprën penale "Dëmtime të tjera me dashje", pasi për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin A. C., 32 vjeç;

- A. Ll., 45 vjeç dhe A. A., 41 vjeç, për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje", pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasin A. M., 46 vjeç, për veprën penale "Prerja e paligjshme e pyjeve", pasi u kap duke transportuar lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave