Partia Demokratike denoncon 6 hektarë parcela të mbjellë me hashash. Sipas kreut të departamentit të sigurisë në PD Enkelejd Alibeaj, kryeministri dhe ministri i Brendshëm heshtin.
Alibeaj tha se këto parcela që janë vetëm dy kilometra larg nga aeroporti i Rinasit janë të paprekshme pasi sipas tij janë të të zgjedhurit të Ramës, kryebashkiakut të Krujës.
Deklaratë e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Alibeaj
Pas denoncimit dy ditë më parë nga kjo foltore, me prova, me foto e me video, për 50 mijë rrënjë drogë 2 kilometra larg Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, Edi Rama heshti.
Dhe tahiri i tij, që së fundmi organizon ture festive nëpër ca parcela me kanabis, nuk u shfaq.
Pse?
Sepse këto 6 hektarë me drogë, 2 kilometra larg Rinasit, 20 kilometra larg zyrës së Edi Ramës, janë me leje. Janë të paprekshme. Janë të Bushit.
Të gjithë kanë dijeni, nga operativi i zonës, tek polici që ka shtëpinë ngjitur, shefi i komisariatit, drejtori i policisë, tahiri, Rama; por e fshehin, e ruajnë, dhe po bëhen gati ta vjelin e ta hedhin në treg.
Pas denoncimit tonë dy ditë më parë, policia ka bërë sikur ka ndërhyre në një pjesë të parcelës. Ndërkohë që pjesa më e madhe qëndron aty dhe po nxitohet të mblidhet, edhe në këtë moment që flasim.
Ky është sundimi i bandës së drogës në vend.
Biznesi kriminal që bëhet në zemër të vendit, me lejen e Edi Ramës i cili është në krye të skemës së 30 përqind të përfitimit.
Ka ardhur koha që shqiptarët të bashkohen, të ngrihen e të pastrojnë vendin nga droga, nga trafikantët, e nga kumbarët në qeveri.
Shqipëria meriton zhvillim e punë të ndershme, jo krime e drogë.
Shqipëria dhe shqiptarët më mirë pa Edi Ramën.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO