Pjesë e listës sipas ministrit janë koka por edhe bujq të thjeshtë duke theksuar se shumë prej tyre kanë edhe mbështetje politike.
I pyetur nga drejtuesi i emisionit Ilir Babaramo për çështjen e ekstradimit të Ballist Morinës, Demiraj u shpreh se qeveria nëse ka reaguar ka reaguar me shumë vonesë.
Ai po ashtu shtoi se ka kontaktuar me ambasadorën kroate pasi çështja është shumë sensitive dhe i ka paraqitur asaj dokumentacionin ku vërtetohet rrezikshmëria e ekstradimit të Morinës në Serbi.
Intervista
Ju keni kontaktuar me autoritet kroate lidhur me arrestimin ose një ekstradim të mundshëm të tifozit të famshëm shqiptar, Ismail Morina i quajtur ndryshe Ballist Morina. Çfarë keni kontaktuar, çfarë keni biseduar me autoritetet e Zagrebit?
Në fakt kjo ka qenë një çështje sensitive, kam parë dje edhe sot disa lajme nga kryeministri që ka filluar të interesohet për këtë çështje. Më duhet të bëj me dije se që në momentin që kam hyrë në detyrën e Ministrit të Brendshëm jam kontaktuar nga familjarët e zotit Morina dhe kam filluar interesimin dhe kjo rreth 1 muaj e gjysmë nga data e sotme.
Kam lidhur kontakt me ambasadoren kroate dhe i kam kërkuar që meqënëse kjo çështje është çështje sensitive, Ballist Morina akuzohet për diçka politike, ju e dini që biznesmen serb kanë bërë oferta deri në 1 milion dollarë, vetëm kush e vriste atë dhe në këtë kontekst i kam paraqitur ambasadores të gjithë dokumentacionin e duhur që vërteton rrezikshmërinë në rast se z. Morina ekstradohej në Serbi.
Nuk mund të bëjmë një paralelizëm, por pak a shumë ka një ngjashmëri edhe me ndalimin e zotit Haradinaj, i cili tani është i konfirmuar në dy Gjykata Ndërkombëtare dhe përsëri Serbia kërkon ndalimin e tij. Kjo është në strategjinë e Serbisë, është çështje e tyre dhe nuk futem në çështjet e tyre, por si Ministër i Brendshëm, si shtetas shqiptar jam i detyruar dhe kam obligim që ne të interesohemi për shtetasit tonë të cilët ndalohen.
Nuk them për shtetas që janë të përfshirë në organizata kriminale, terroriste, por për njerëz për të cilët ka pas një sensibilitet nga ana kombëtare dhe në këtë kontekst në bashkëpunim edhe me Ministrin e Drejtësisë, z.Bardhi kemi qënë të vetmit që kemi bërë një interesim shtetar. Unë gjykoj që qeveria shqiptare është interesuar, në rast se është interesuar, me vonesë, pasi unë gjykoj që qeveria shqiptare është përgjegjëse për gjithë shtetasit shqiptarë.
Cila ishte përgjigja nga autoritetet kroate?
Përgjigja ka qenë që do ketë interesim, ju lutem më paraqisni dokumentat që vërtetojnë rrezikshmërinë e ekstradimit dhe në këtë kontekst edhe Ministri i Drejtësisë z. Bardhi, të cilit i shpreh mirënjohje për veprimin që ka bërë, ka paraqitur të gjithë paligjshmërinë e ekstradimit të Morinës.
Nga ana juridike nuk ua shpjegoj dot pasi është çështje për të cilën nuk kam edukimin e duhur, por ne po bëjmë të gjitha përpjekjet që z. Morina të qëndrojë në Kroaci dhe të ndiqet sipas ligjeve ndërkombëtare, të dënohet në rast se ka bërë shkelje, për gabimin që ka bërë, por jo të ekstradohet, pasi ekstradimi i tij do jetë me pasoja shumë të mëdha për jetën e tij.
Keni bërë një deklaratë se kur të lini detyrën si Ministër i Brendshëm, nuk do ketë kanabis në Shqipëri. Shumë e guximshme kjo deklaratë, mendoni se mund të realizohet kjo? Kur dihet që Shqipëria është e mbjellë e gjitha me kanabis dhe po të shikojmë edhe vlerën e tregut, pasi ajo në treg dallohet që çmimi nga 1000 euro kg para 2-3 viteve, tani është në nivele 200-300 euro kg.
Ju falënderoj që bëni këtë pyetje. Gjej rastin për ta sqaruar më saktë deklaratën time. Deklarata ime është marrë në kontekstin e gabuar. Unë kam deklaruar që derisa të mbarojë detyra ime nuk do të ketë më kanabis, në kontekstin e mbjelljes së kanabisit apo kanabisi i cili është i kultivuar. Ju e dini që ne kemi një punë të jashtëzakonshme përpara, Shqipëria posedon nga kultivimi i viteve të kaluara, por nga të vjetshmit më shumë, sasira të jashtëzakonshme rezervash dhe përpjekjet tona, përpjekjet e policisë, apo mbledhjet dhe takimet që unë kam ne Drejtorin e Përgjithshëm dhe Drejtorët e Qarqeve, unë kam insistuar, urdhëruar dhe kërkuar intensifikimin e luftës ndaj kanabisit, sukseset e të cilës ne i shikojmë përditë. Por ne nuk duhet ta marrim në kontekstin që s’do ketë asnjë drogë në Shqipëri.
Keni bashkëpunim edhe me interforcën që ka pasur vendosur prej vitesh monitorimin edhe nga ajri?
Z. Babaramo, ka ikur koha e avionëve, e ndërtimit të pistave, e përdorimit të skafeve. Vetëm për 64 ditë janë shpartalluar rreth 36 mijë rrënjë kanabis që janë dhjetra, miliona dollarë.
34 ton drogë, 11 skafe, jo skafe që kanë kaluar sepse ka 2 muaj që nuk kalon kanabis as në Greqi.
Ju e dini që para dy muajve kalonin sasira me tonelata dhe kjo tregon vendosmërinë time dhe të stafit tonë.
Pavarsisht se ju jeni njeriu më i njohur në Shqipëri për aksion, veprim, terren, por një njeri jeni, nuk mundet që ti përballoni, policia e njëjtë është, si ndodh?
Unë nuk thashë që i kam bërë unë, unë thashë që shpreh mirënjohjen më të thellë për Policinë e Shtetit.
Më lejoni të ritheksoj se ka ikur koha kur në Shqipëri lejoheshin të kalonin tonelatat e drogës nga doganat, nga portet.
Ju e dini që sa kam filluar punë unë kam shkuar në të gjitha doganat, portet dhe kemi ushtruar presion maksimal, pasi nuk mund të punojë policia nëqoftëse nuk ka bashkëpunim. Me Shërbimin Informativ, me prokurorinë, me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, me Ministrinë e Financave, Ministrinë e Mbrojtjes, sepse Policia e Shtetit nuk mund të punojë e vetme, pasi Policia e Shtetit ka një volum të jashtëzakonshëm pune.
Një nga porositë kryesore të z. Basha, ka qenë:
“Dritan duhet të bëjmë diferencën dhe vendosja jote në krye të Ministrisë së Brendshme, duhet të tregojë vendosmërinë tonë për luftën kundër kanabisit, drogës dhe trafiqeve”.
Dhe ne jemi të vendosur, unë së bashku me trupën e policisë.
Sot kemi pasur një mbledhje me task forcën e kanabisit në të cilën është theksuar kapja e kokave të mëdha.
Jemi në punë të mbarë dhe policia po vazhdon misionin e saj.
E keni listën ju se kush janë kokat, apo kush t’iu dalë?
Unë kam një listë shumë të madhe, të përbërë nga 124 emra, për shkak edhe të funksionit, për shkak të një bashkëpunimin më të mirë sesa paraardhësit e mi me agjensitë e tjera.
Kush e ka hartuar këtë listë?
Kjo është një listë e hartuar nga agjenci të ndryshme të cilat nuk i përmënd këtu.
Kur ju ka rënë në dorë kjo listë me 124 emra?
Qëkur kam ardhur në detyrë.
Rama e ka këtë listë?
Sigurisht që kryeministri dhe gjithë personat që duhet ta kenë, e kanë këtë listë e kanë dhe ne jemi duke punuar në funksion të detyrës organike që kemi për ta pastruar përfundimisht Shqipërinë nga ky fenomen, nga trafiqet në mënyrë që Shqipëria të mos figurojë më në hartën e vendeve që trafikojnë.
Këta 124 janë kultivues, bujq të thjeshtë, ai shoferi autobotit që çon ujin për ta vaditur apo janë vërtet kokat dhe janë lokalizuar për në pronat e tyre dhe gjithçka. Janë mbyllur dosjet e tyre.
Janë të gjitha nivelet që ju përmendet, por me lejoni t’ju theksoj se kjo përbën një sekret hetimor të cilën nuk e ndal këtu me ju.
Kur do fillojë operacioni?
Ky operacion ka filluar me kohë dhe po vazhdon. Nuk ka asnjë drejtues institucioni madje as kryeministri vetë nuk mund ta thotë se kur do jetë data përfundimtare, pasi kjo është një luftë e cila nuk përfundon kurrë, por qëllimi dhe vullneti ynë është që të bëjmë maksimumin e punës.
Kanë mbështetje politike ndonjë nga këto 124 persona?
Po tani duhet të themi të vërtetën, pa mbështetje politike nuk kultivon dot kanabis. Pa mbështetjen e policisë dhe qeverisë vendore, kryetarit të komunës, kryetarit të bashkisë, kryetarit të partisë së tij nuk kultivon dot kanabis. Sigurisht që kanë, në krahasim me vjet kjo është shumë më e vogël, por ne po punojmë që ta pastrojmë. Unë kam qenë në det, mal, fushë, jo se nuk i besoj policisë, por ka raste që edhe punonjës të policisë janë të përfshirë. Ka pas raste se sasira tonelatash droge ndodheshin në shtëpinë e punonjësit të policisë.
Keni pasur rrjedhje informacioni gjatë kësaj periudhe?
Në Shqipëri ka gjithmonë rrjedhje informacioni, në rast se themi s’ka rrjedhje informacioni nuk tregojmë të vërtetën. Unë jam i drejtëpërdrejtë dhe them se kemi pas dhe kjo është arsyeja se pse në disa raste unë shkoj personalisht përpara policisë në vendet ku ka kanabis dhe pastaj policia vjen dhe zbaton ligjin. Por gjithmonë brenda kompetencave të mia duke mos ndikuar asnjëherë në mënyrën sesi punon policia. Policia e Shtetit ka një Drejtor të Përgjithshëm që drejton, monitoron të gjithë punën e policisë.
Si i keni pasur marrëdhenjet me Drejtorin e Policisë?
I kam pasur marrëdhenie institucionale, padyshim korrekte. Ai është njeri që ka një kohë të gjatë në këtë detyrë, por e mirëkuptoj edhe për disa veprime të cilat mund të mos jenë normale.
Për shembull, çfarë veprimesh?
Veprime jo normale që janë të kaluara. Mos largimi i disa shefave komisariatesh të cilët kanë qenë të përfshirë në disa veprimtari të caktuara në mbështetje të Partisë Socialiste dhe në disa veprim që ndalohen me ligj. Por Policia e Shtetit ka bërë hapa përpara në këtë drejtim. Unë në drejtim të kësaj ministrie jam munduar të jem shumë profesionist. Nuk kam marrë krahun e asnjë partie, kam luftuar krimin, kam kërkuar të zbatohet ligji.
Me kryeministrin asnjëherë nuk jeni takuar?
Jo nuk kam pasur asnjë takim dhe kjo nuk është aspak normale, por kjo është çështja e kryeministrit. Takimi që mund të kishim bërë ne, do ndikonte në përmirësimin e klimës, udhëheqjes, drejtimit dhe në përmirësimin e marrëdhenjeve të luftës ndaj krimit, por kjo është çështje që i përket kryeministrit.
Ndërkohë ju ishit emri më garant që këto zgjedhje nuk do kishin probleme. Partia Socialiste, qeveria thonë që gjithçka ka shkuar shumë mirë, ndërkohë opozita thotë të kundërtën, që ka pasur manipulime, vjedhje votash e kështu me rradhë. Në optikën tuaj?
Pa diskutim që ka pas probleme, kjo nuk ka asnjë diskutim, por më duhet të theksoj se marrëveshja midis zotit Basha dhe zotit Rama solli një klimë tjetër. Kemi pasur përplasje të vazhdueshme midis Ps dhe Lsi, kemi pasur aktivizim të grupeve të armatosura të cilat policia në mënyrë shumë profesionale i ka monitoruar, i ka pasur nën kontroll, i ka neutralizuar, por në rast se themi se çdo gjë ka vajt perfekt do gënjenim, kam pas vetëm dy ditët e fundit mbi 500 telefonata, me targa, me emra, me mbiemra, me vend, por policia nuk ka qenë e aftë që të bëjë arrestimin e tyre në flagranc, kemi pasur një numër shumë të vogël arrestimesh në flagrancë.
Keni pasur ju në celularin tuaj ditën e zgjedhjeve 500 telefonata?
Mbi 500 telefonata, por ligji e ndalonte policinë, pasi policia nuk duhet të dali, por në fakt policia duhet të dali kur ka shitblerje votash dhe ky që një justifikim që ka pasur ndikimin e vet në numrin e vogël të arrestimeve.
Çfarë do bëni pasi të lini detyrën në shtator?
Do shikoj përfshirjen time në disa organizata të tjera, jam i gatshëm në rast se do më kërkohet të marr përgjegjësi për disa agjenci të ndryshme që kanë lidhje me sigurinë dhe mbrojtjen detyra të ndryshme që mund të më ofrohen, do vazhdoj të kontribuoj në drejtim të sigurisë dhe mbrojtjes, do vazhdoj të botoj libra dhe mundet që jeta ime të zhvillohet më intensivisht në Shqipëri sesa në Amerikë.
Keni oferta?
Jo nuk kam pasur oferta dhe nuk kam asnjë ndikim për të vazhduar me qeverinë e ardhshme.
Demiraj ishte i ftuar në studio jo vetëm si ministër, por edhe si autor i një libri të cilin ai sapo e ka nxjerrë, libri “Ngritja dhe Rënia e Shtetit Islamik”, ku shpjegon në detaje se çfarë është ISIS, si vepron dhe sesi ka evoluar.
Kemi lexuar pafundësisht për ISIS, por për një pyetje nuk kemi marrë përgjigje. Si shpjegohet që një organizatë terroriste ka arritur të sfidojë dhe nuk është mundur pavarësisht se dy fuqitë më të mëdha globale, SHBA dhe Rusia kanë deklaruar se janë të gatshëm ta luftojnë , gjithashtu edhe gjithë fuqitë rajonale kanë deklaruar se janë të gatshme dhe thonë që e luftojnë ISIS, ndërkohë që kjo organizatë terroriste vazhdon të mbijetojë. Si shpjegohet që nuk është mundur?
Organizata terroriste e shtetit islamik ka disa veçori të ndryshme nëse do ta krahasonim me organizatën më të madhe dhe të rrezikshme terroriste që ka qenë Alkaeda deri në vitet deri në vitin 2014.
Katër janë arsyet:
Së pari shtetit islamik vepron në një territor shumë të madh ose më saktë vepronte në rreth 430 mij km2, sa sipërfaqja e Francës.
Së dyti shteti islamik përbëhet nga dhjetra, mijra luftëtarë.
Së treti vepron në një territor i cili është shumë i madh, në të cilin jetojnë rreth 7 milion Irakian që e furnizojnë këtë kryengritje dhe një numër prej mijra luftëtarësh të huaj.
Së katërti në duart e tyre ndodhet një armatim i jashtëzakonshëm, shumë i madh. Ju e dini që në ofensivën e Mosulit, në qershor të 2014, këto brenda 2 ditëve, për 48 orë, morën kontrollin e tre divizioneve. Pra të gjithë armëve, pajisjeve për të cilat qeveria e SHBA kishte investuar për 8 vjet, nga viti 2003 deri në vitin 2011.
Në çfarë vlere mund të jetë ai armatim?
Afërsisht 2.8 trilion dollarë. Pothuajse të gjitha armët ranë në dorën e shtetit islamik. Në rast se doni detaje dhe informacione unë do t’ua jap.
Janë rreth 55 topa “Hovizer”, që janë topat më modern dhe bëjën nga 550 mijë dollar copa.
Janë 2400 “Homvi”, mjetet më moderne të blinduara.
Mbi 2000 automatikë “M60”, mbi 25000 automatikë “M60”, të gjitha armatim amerikan.
Tanke, avion, helikopter.
Si shpjegohet kjo?
Pas bëhet fjalë për 2.8 trilion dollarë dhe SHBA e kishin lënë në dorë të ushtarëve iraken, nuk kishte ushtarë amerikan ose këshilltarë siç ishin në Vietnam?
Ka këshilltarë, por lufta ose pjesëmarrja e SHBA nga viti 2008-2011, në fakt në 2014 u larguan amerikanët, bëri që të gjitha këto divizione të ishin të pambrojtura. Dhe qeverisja skandaloze e kryeministrit Nuri Almaliki bëri që të rritej urrejtja ndaj Shijave. Nuk ishin punësuar të gjithë qytetarët që jetonin në trekëndshin Syni.
Shijat mos gabohem përbejnë 55% të territorit të Irakut, 30% Syni dhe 18 % janë kurdë.
Dhe 1% ose 2% janë drus, alavit, të krishterë.
Gjatë gjithë qeverisjes për disa dekada, nga Sadami që ishte Syni, gjithë pjesa tjetër, sidomos Shijt ishin të persekutuar. Ndoshta ka qenë momenti për të marrë revanshin dhe nuk u vendos një ekuilibër etnik në Irak. Çfarë ndodhi?
Historikisht Shiiat nëpërmjet Iranit kanë qenë të mbështetura për të rrëzuar Sadamin. Sadami ishte kryetar i shtetit dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Bathiste, e cila është kriju në 1958 si Damask. Dhe në të dyja rastet, si në qeverinë e Bashir Al Assadit dhe Sadam Hysenit, kanë qenë dy qeveri që kanë bashkëpunu me njëra-tjetrën.
Bathistët kanë qenë një parti që kishin një ushtri shumë të fortë, pavarësisht se përbënte rreth 30% të popullsisë së Irakut dhe organizimi i të gjitha inteligjencës, ushtrisë dhe të gjitha forcave tokësore, detare, ajrore të Sadamit ka qenë e organizuar nga amerikanët. Ne duhet ta themi këtë, ka qenë e organizuar në mënyrë perfekte nga amerikanët deri në kohën që këto ishin aleatë me njëri tjetrin. Ju e dini që në mbështetje të amerikanëve dhe të Arabisë Saudite, Sadami filloi luftën kundër Iranit. Pasi e pa që financat e tij u dëmtuan shumë, atëherë ai pushtoi Kuvajtin.