Kanabisi, LSI sulm Ramës: Bosi
i drogës drejton Task-Forcën

Kanabisi, LSI sulm Ramës: Bosi<br />i drogës drejton Task-Forcën
LSI përmes Endrit Braimllarit ka sulmuar kryeministrin Rama pas shpalljes së aksionit të ri për sekuestruar pasuritë kriminale.
 
Braimllari shprehet se “bosi i drogës drejtoi task-forcën” ndërsa akuzon Ramën se në 4 vite bashkëpunoi ngushtë me grupet kriminale, duke lejuar mbjelljen dhe kultivimin e kanabisit.
 
Sipas tij, paratë e krimit u përdorën në fushatë, ndërsa Rama tani kërkon të lajë duart duke ngritur një plan kombëtar.
 
Akuzat nga Endrit Braimllari vijnë në një moment që LSI është ende pjesë e qeverisë.
 
STATUSI I ENDRIT BRAIMLLARIT
BOSI I DROGËS DREJTON TASK-FORCËN !!
Në 4 vite Edi Rama bashkëpunoi ngushtë me grupet kriminale, duke lejuar mbjelljen dhe kultivimin e kanabisit.
 
Edi Rama në 4 vite udhëhoqi rrjetet dhe grupet kriminale me qëllim shfrytëzimin e tyre dhe paratë e krimit për fushatë elektorale.
 
Edi Rama tani kërkon të lajë duart duke ngritur një plan kombëtar për luftën kundër kanabisit, që nuk është gjë tjetër veçse krijimi i linjave të reja të kultivimit të kanabisit.
 
Bosi i drogës po djeg arat, tani që nuk kanë asnjë vlerë, me qëllim që të pastrohen mirë për të mbjellë kanabis të ri.



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës