Kanabisi, Rama: Po nis fazë e re
përndjekje elementëve të krimit

Kanabisi, Rama: Po nis fazë e re<br />përndjekje elementëve të krimit
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi nga Asambleja Kombëtare e PS, spastrim të administratës shtetërore nga keqbërësit, siç i cilësoi ai. Kreu i qeverisë prezantoi objektivat e 100 ditëve të para të ekzekutivit, duke theksuar gjithashtu se vendi do hyjë në një fazë të re të luftës ndaj kanabisit, grupeve kriminale dhe të gjithë shkelësve. "Na duhet pastrim në të gjitha nivelet, pastrim fizik në rrugë, institucione, zyrat e shërbimeve, në të gjitha nivelet e administratës nga keqëbërësit dhe fillimi i një lufte të hapur ndaj korrupsionit të trashëguar apo si kërcënim në vazhdim e pastrim strukturor përmes rindërtimit të të gjithë strukturës dhe mekanizmave të pushtetit ekzekutiv", tha Rama.

Ai tha se do vijojë edhe puna për heqjen e Shqipërisë nga harta për kultivimin e lëndëve narkotike, duke paralajmëruar operacion kombëtar kundër rrjeteve kriminale. "Vetting agresiv në radhët e policisë dhe luftë kombëtare kundër rrjeteve kriminale në vend. Lufta kundër kanabisit nuk ndalon ne ndalimin e kultivimit masiv të tij, por nis me një fazë të re, përndjekjen e rrjeteve kriminale. Ata të cilët janë mësuar të bnëjnë ligjin nëpër feudët e ndryshëm në periferitë e qendrave urbane".

Rama përmendi edhe reduktimin e burokracisë në administratë siç është heqja e certifikatave. "Në këto 100 ditë është vendosur si shënjestër dhe do marrë rezultate të kënaqshme jo, për heqjen e dokumenteve të panevojshme dhe për të hequr nga çdo lloj liste, leje, autorizime, licenca të tepërta të kota që bvetëm kanë krijuar stres, korrupsion dhe kanë penguar energjitë e këtij vedni që të fukusohen aty ku duhet të fokusohem te zhvillimi, rritja ekonomike dhe mirëqenia...", tha Rama. 

Rama përsëriti në fjalën e tij, atë që ministri Xhafaj tha më herët, për Vettingun në polici brenda 100 ditëve të para. “Në 100 ditë të para duhet të përcaktojmë edhe lidhur me negociatat për anëtarësim në vitin që vjen. Duhet të pastrojmë kornizën që do të ngrihet procesi i regjistrimit të shqiptarëve jashtë atdheut. Duhet të vazhdojmë përpjekjet për të çliruar qytetarët nga barra e burokracisë, e sorollatjeve, e procedurave, e zvarritjeve. Duhet ta çojmë diplomacinë ekonomike si një qasje të re, në raport me ekonominë tonë. Duhet të përcaktojmë kornizën e Vettingut në policinë e shtetit për të hyrë në qelizë të kancerit në policinë e shtetit. Ta çojmë operacionin kombëtar kundër rrjeteve kombëtare në një fazë të dytë për çrrënjosjen e kanabisit nga toka jonë”, tha Kryeministri.

Para ligjit kush lëshoi patenta pa kriter, ‘armë’ në dorën e njerëzve   
Gjatë fjalës përpara anëtarëve të Asamblesë së PS Rama ka sulmuar dhe ish-drejtorët e LSI-së. Kreu i qeverisë akuzoi drejtpërdrejt për korrupsion dhe shkelje të rënda të ligjit drejtoritë që ka pasur kjo forcë politike si ajo e Shërbimeve të Transportit Rrugor. Rama paralajmëroi çuarjen përpara ligjit të titullarëve që sipas tij kanë lëshuar patenta në shkelje me ligjin. “Fillon dhe nuk mbaron fundi i kaosit dhe pisllëkut në rrugët kombëtare të vendit me pastrimit që sapo ka nisur. Është thjeshtë e vetëm sinjali i qartë që rrugët kombëtare janë rrugë që njerëzit dhe mallrat të lëvizin të sigurt dhe jo sheh për të bërë përshesh merr leje abuzive dhe hap në në atë rrugës lloj-lloj zhvillimesh. Brenda katër viteve të ardhshme transformojmë akset kombëtare në rrugë kombëtare evropiane. Do t’i kthejmë ato në rrugë me standarde evropiane. Kjo do bëhet e mundur falë programit 1 miliardë dollar për ndërtim i cili fillon me Rrugën e Arbrit brenda pak javësh finalizohet edhe kontrata e do vijojë me një sërë aksesh të tjera.
 
Në këto 100 ditë do fillojë një betejë pakompromis për zullumet në Shërbimin e Transportin në Republikën e Shqipërisë duke bërë një reformë dhe çliruar Ministrinë nga barra për të dhënë licenca dhe autorizime dhe duke çuar përpara përgjegjësisë ata që çuan Shërbimin e Transportit në një nga zullumet më të mëdha. Ata të cilët kanë dhënë qindra e mijëra patenta jashtë çdo lloj kriteri, janë pajisur me armë njerëz që mund të kthehen në vrasës për shkak të se nuk janë në gjendjet ë drejtojnë mjetin brenda të gjitha standardeve"


Informaliteti, Rama: PD-LSI mbrojnë shkelësit në biznese
Para anëtarëve të Asamblesë Kombëtare, kryeministri Edi Rama deklaroi se PD dhe LSI janë bërë bashkë për të mbrojtur informalitetin, siç mbrojtën, tha ai, peshqit e mëdhenj, një term ky i përdorur ditët e fundit edhe nga ambasadori amerikan Donald Lu i cili ka kërkuar arrestime të individëve të lidhur me botën e krimit. “Ata që e konsumuan pushtetin e tyre duke përfaqësuar peshqit e mëdhenj në kërkim, janë bërë front për të mbrojtur informalitetin dhe jo bizneset e vogla siç pretendojnë”", tha Rama, ndërsa shtoi se do zhvillohen diskutime të hapura me opozitën për skemën e TVSH-së. 

"Do ta zhvillojmë këtë debat me opozitën e bërë front në mbrojtje të informalitetit lidhur me përfshirjen e të gjithë biznesit në skemën e TVSH. Nuk është hap për të penguar e mbyllur biznesin e vogël në emër të të cilit flasin një zëri ata që e konsumuan pushtetin e tyre duke përfaqësuar peshqit e mëdhenj në kërkim  por se Shqipëria është i vetmi vend që nuk e ka. As në rajon as në Europë nuk ka një vend tjetër me këtë hapësirë të lirë që bën të mundur që shumë kompani të mëdha ti shmangen detyrimeve të tyre duke përfshirë në skemën e shmangies shumë të vegjël. Të vegjlit që blejnë me TVSH shesin me TVSH. Nuk diskutohet që duke filluar nga viti i ardhshëm  çdo biznes i Shqipërisë do të funksionojë me TVSH.  Nuk përbën rritje të barrës, biznesi i vogël do ta ketë taksën zero, por përbën një detyrim të çdokujt që merret me veprimtari ekonomike tregtare të njohë për zot Kushtetuën dhe ligjin. Ti njohë shtetit të drejtën për të marrë detyrimet që i takojnë popullit. Na duhet luftë kundër korrupsionit në dogana, tatime e në çdo shkallë e nivel ku për fat të keq jemi ende sot mbrapa në raport me standardet që duhet të garantojmë", tha Rama. 
 
"Energjia, vendi në krizë hidrike"
Në fjalimin mbi një orë nga Hotel "Tirana", Rama iu referua edhe krizës hidrike që po kalon vendi për shkak të thatësirës. "Po ashtu jemi në kushtet e një krize hidrike të rëndë, por kjo s’do përkthehet në ndërprerje të detyruar të energjisë pëer familjarët apo bizneset. Do e përballojmë sipas një plani të vënë në veprim nga ministri financave dhe energjisë".
 


  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!