Një aksident rrugor ku janë përfshirë më shumë se 100 automjete ka ndodhur në një autostradë në afërsi të Torontos në Kanada.
 
 Për shkak të borës e cila ndodhej në autostradë dhe kishte filluar të ngrinte, drejtuesit e automjeteve e patën shumë të vështirë që të frenonin pas një bllokimi të qarkullimit duke u përplasur me njëri- tjetrin.
 
Ndërkohë për shkak të motit të keq dhe temperaturave shumë të ulëta, të cilat kanë shkuar deri në -26 gradë celsius, në Kanada është ndërprerë puna dhe janë mbyllur shkollat.