Kanada, autori i sulmit në xhami
adhuron Trump e ushtrinë izraelite
Alexandre Bissonnette, franko-kanadezi, 27 vjeç, është autori i sulmit të dyshuar të xhamisë në Quebec, ku humbën jetën 6 persona, ndërsa 8 të tjerë mbetën të plagosur.
Alexandre Bissonnette, franko-kanadezi, 27 vjeç, është autori i dyshuar i
sulmit ndaj xhamisë në Quebec, ku humbën jetën 6 persona, ndërsa 8 të tjerë mbetën të plagosur.
Mediat kanadeze thanë se sulmi ishte terrorist, të njëjtën deklaratë ka bërë edhe kryeministri Trudeau, ndërsa autori i tij si i frymëzuar nga xhihadi islamik.
Por, në profilin e tij në Facebook, Bissonnette adhuron ushtrinë e Izraelit si dhe Presidentin e SHBA, Donald Trump. Kjo duket nga pëlqimet që ai u ka dhënë faqeve në rrjetet sociale.
Një fakt ky që rrëzon pretendimet për lidhjen e tij me xhihadin. 27-vjeçari adhuron gjithashtu edhe kryetaren e Frontit Kombëtar francez, Marine Le Pen, e njohur për qëndrimet e saj kundër refugjatëve dhe myslimanëve.
Alexandre Bissonnette u arrestua nga policia menjëherë pas ngjarjes, ndërsa nuk rezulton të ketë precedentë të mëparshëm. Ai jeton në Cap-Rouge dhe është një student i shkencave politike në Universitetin e Laval, në afërsi të xhamisë.
Dëshmitarët thanë se në momentin e sulmit, autorët ishin të veshur me të zeza dhe filluan të bërtisnin "Allahu Akbar".
Motivet e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa pista e atentatit terrorist duket se ka rënë.
(Alexandre Bissonnette, autori i sulmit në xhami)(Profili i Alexandre Bissonnette në Facebook) Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.5%
-
Jo
37.2%
-
Nuk e di
14.3%
Vota total: 1406
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Regjistrimi i Diasporës për zgjedhjet e 11 majit/ Elena Xhina: 3 mijë kërkesa në ditë! Medlir Mema: Kemi shqetësim për përdorimin e ambasadave dhe konsullatave
13 Janar, 19:13
-
Atentat me kallashnikov në autostradën Vlorë-Fier, 30-vjeçari vritet brenda makinës së tij (EMRI+VIDEO)
13 Janar, 18:59
-
Moti i keq, Lezha në terr! Mijëra banorë të 6 njësive dhe Shëngjinit pa energji elektrike prej 3 ditësh, shkak defektet në rrjet! (VIDEO)
13 Janar, 18:55
-
Ngjela në Report TV: Si mund t’i fitojë zgjedhjet kryetari i një partie i shpallur ‘non grata’ nga SHBA! Këta menduan se ishin të paprekshëm, Rama i qetë
13 Janar, 18:42
-
Shqipëri, shqetësim në rritje mbi dhunën në rrjete sociale te të miturit
13 Janar, 18:42
-
Rama në Romë, merr pjesë në prezantimin e ‘Giro d'Italia’, kryeministri: Sporti italian ka pasur influencë të jashtëzakonshme në Shqipëri! Tajani: Gati t’ju presim në BE
13 Janar, 18:35
-
SHBA kufizon eksportin e mikroprocesorëve në mbarë botën
13 Janar, 18:29
-
Shqipëri, shqetësim në rritje mbi dhunën në rrjete sociale te të miturit
13 Janar, 18:28
-
Ngjela në ‘Studio Live’: SPAK po godet, tani të ngrejë nivelin! Berisha me psikikë të pandehuri! I besoj Blinkenit, tha ‘do e shpëtojmë Shqipërinë nga korrupsioni’
13 Janar, 18:26
-
Zjarret në Los Anxhelos/ Beyonce dhuron 2.5 milionë dollarë për të prekurit
13 Janar, 18:15
-
Shefi i NATO-s pret që zgjedhjet në Kosovë të mos ndikojnë në destabilizimin e situatës
13 Janar, 18:06
-
Kallëzoi Berishën në SPAK për falsifikimin e datëlindjes, Idajet Beqiri: Ia thashë në sy në 1997, je kriminel! Tropojanët e tij më rrahën dhe masakruan
13 Janar, 18:04