Qyteza e vogël e Lac-Megantic në Kebek të Kanadasë, u zgjua e tmerruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa një tren që transportonte naftë doli nga shinat dhe disa prej vagonëve shpërthyen në flakë.
Flakët u ngritën dhjetëra metra në qiell dhe qendra e qytezës me 6 mijë banorë u shkatërrua thuajse plotësisht. Rreth 30 ndërtesa u përfshinë nga shpërthimi dhe mediat raportuan për 60 banorë të zhdukur, megjithëse fillimisht zjarrfikësit nuk mundën të konfirmonin asnjë viktimë. 1 mijë banorë u evakuuan menjëherë.
Në mbështetje të zjarrfikësve lokalë, mbërritën ekipe nga qytete të tjera, madje edhe nga SHBA, pasi ngjarja ndodhi pranë kufirit mes dy vendeve.
Treni me naftë përbehej nga 70 vagonë, por vetëm disa prej tyre shpërthyen në flakë. Një pjesë e naftës është derdhur në lumin që përshkon qytetin, kështu autoritetet kanë shpallur edhe një alarm ekologjik për gjithë qendrat e banuara që kanë akses në ketë lumë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com