KANADA-Dy avionë të vegjël janë rrëzuar mbi një qendër tregtare  në jug të Montrealit, duke lënë një të vdekur dhe një tjetër të plagosur.
 
Sipas autoriteteve lokale, një prej avionëve është përplasur me çatinë e qendrës tregëtare, ndërsa tjetri është rrëzuar në zonën e parkimit.
 
Autoritetet deklarojnë se  në bordin e avionëve nuk ka patur pasagjerë dhe gjithashtu edhe në qendrën tregtare nuk është lënduar asnjë prej personave të pranishëm.
 
Ministri  Sigurisë Publike, Maetin Coiteux ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e pilotit që humbi jetën dhe ka falenderuar autoritetet për reagimin e shpejtë të tyre.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com