KANADA - Qyteti i vogël i  Campbellton-it  në provincën kanadeze të Neë Brunsëick është shokuar tërësisht pas vdekjes së dy vëllezërve të mitur nga pickimi i një gjarpri brenda në apartament.
 
Gjarpri ishte arratisur nga  dyqani i kafshëve ekzotike, që ndodhej poshtë apartamentit  dhe kishte hyrë në apartament përmes tubave të  ajrimit, tha policia.
 
Vëllezërit 5 dhe 7 vjeç, Noah dhe Connor ishin duke fjetur në apartamentin e një shoku të tyre, babai i të cilit që ishte pronari i  dyqanit të kafshëve. Shoku i dy vëllezërve flinte në dhomën tjetër , por ai nuk u pickua nga gjarpri.
 
Policia u njoftua mëngjesin e së hënës dhe kur shkoi në vendngjarje,  i gjeti të dy fëmijët të vdekur.
 
Autoritet vendase kanë nisur një hetim mbi ngjarjen dhe kanë vendosur që të bëjnë autopsinë e trupave të viktimave.
 
Ekspertët thanë se sulmet e gjarpërinjve ekzotikë janë jashtëzakonisht të rrallë. Zvarraniku ishte një piton afrikan që mbahej nga pronari i dyqanit prej vitit 2001.
 
Sipas hetimeve parakrake, pronari i “Reptile Ocean” nuk ka shkelur asnjë ligj.

Redaksia online
(ar.sh/l.ç/shqiptarja.com)