Aktivistja 16-vjeçare, Greta Thunberg, u takua në Kanada me kryeministrin Justin Trudeau.
Pas bisedës, Thunberg, në një konferencë për shtyp, tha se i kishte kërkuar kryeministrit kanadez të bënte më shumë për krizën klimatike, për të frenuar gazrat sere, përgjegjës për ngrohjen globale.
“Mesazhi im për të gjithë politikanët në mbarë botën është i njëjtë. Vetëm dëgjoni klithmat e tokës dhe veproni si thotë shkenca”.
Kryeministri Trudeau, tha pasi u takua me Thunberg, se ai u zotua të financojë mbjelljen e 2 milion pemëve. "Unë jam dakord plotësisht me të. Duhet të bëjmë më shumë”.
Më herët, në OKB, udhëheqësi Liberal u zotua që Kanadaja do të arrinte emetimet e dioksidit të karbonit neto zero deri në vitin 2050, duke u bashkuar me 66 vende të tjera.
Thunberg krijoi titujt e shtypit në mbarë botën në fillim të kësaj jave me fjalimin e saj të ashtuquajtur viral "Si guxon?". Në samitin e klimës së OKB, ajo akuzoi udhëheqësit botërorë se kanë tradhtuar gjeneratën e saj.
Suedezja Greta Thunberg ka frymëzuar miliona të rinj, të tërhequr nga çështja që ajo mbron, me pasion dhe stil të pjekur retorik.
Akuzave të Thunberg, presidenti amerikan Donald Trump zgjodhi t’i përgjigjej në mënyrë sarkastike se "ajo duket si një vajzë e re shumë e lumtur që pret një të ardhme të ndritshme dhe të mrekullueshme".
Pa e ‘prekur’ emrin e presidentin amerikan, Thunberg tha se ‘nuk e kuptonte pse të rriturit zgjidhin të tallen me fëmijët dhe adoleshentët, në vend që të bëjnë diça të mirë për Planetin'.
Trudeau dje mori pjesë në tubimin për klimën që u zhvillua në Montreal, së bashku me rreth 500,000 protestues.
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
10.8%
-
Shëndet
67.6%
-
Mirëqënia
21.6%
Vota total: 2286
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kush është Pam Bondi, e emëruara e Trump për postin e prokurores së përgjithshme?
2 Janar, 20:04
-
Presidenti Biden nderon 20 amerikanë me Medaljen Presidenciale të Qytetarisë, mes tyre ata që hetuan Trump për sulmin ndaj Kapitolit
2 Janar, 15:36
-
Sfidat e BE-së në vitin e ri 2025
2 Janar, 13:30
-
Donald Trump paralajmëron dëbime masive nga SHBA, por ky plan rrezikon t'i kthehet në bomerang
2 Janar, 12:11
-
Hetuesit dyshojnë se sulmi terrorist në New Orleans është i lidhur me shpërthimin e ‘Tesla’-s para hotelit të Trump! Ja detajet e zbuluara
2 Janar, 11:12
-
Shpërthimi i Tesla-s me një të vdekur te hoteli i Trump, reagon Elon Musk
2 Janar, 09:01
-
SHBA/ Shpërthen Tesla jashtë hotelit të Trump në Las Vegas, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur (VIDEO)
1 Janar, 22:50
-
Festa e Trump në Mar a Lago për vitin e ri! Presidenti i SHBA krah bashkëshortes, merr pjesë dhe Elon Musk! Donald Jr. poston pamje në rrjete (FOTO)
1 Janar, 19:49
-
Ironia e Kadillit me PD-në: Xhingije që dredhin belin për Berishën që të bëhen deputetë! Qesharake ideja e heqjes së ‘non gratës’ apo se 'e kanë mirë me amerikanët'
31 Dhjetor 2024, 18:31
-
Gjykata e Apelit në SHBA hedh poshtë ankesën e Trump: Do t’i paguajë 5 milionë dollarë shkrimtares Carroll
30 Dhjetor 2024, 20:23
-
Presidenti i zgjedhur Trump shpreh 'mbështetjen e plotë' për Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson
30 Dhjetor 2024, 19:46
-
Rama në konferencë, Berisha e ndjek live në Facebook: Rama gënjen pensionistët! Trump në Samitin e NATO-s e pres unë
30 Dhjetor 2024, 17:01
Kjo greta po mban mbi supe një pesh shumë të madhe Po ja marrin vitet e rinis
PërgjigjuJam shume dakord me gjerat qe kane vene ne gojen e Gretes. Pergjegjese per ndotjen dhe ngrohjen e planetit jane pjeserisht dhe qeverite qe nuk bejne sa duhet. Por edhe njerezit e thjeshte, te cilet i kerkojne qeverive mireqenie me shume se ekologji. Dhe ekologji nuk ben dot me nje kercitje te gishtave, duhen sakrifica te medha dhe shume kohe.