Liberalët e udhëhequr nga Justin Trudeau, djali i ish-kryeministrit Pierre Trudeau udhëheqin në 184 distrikte, që u jep atyre shumicën.
Rezultati është befasuar për partinë, e cila ishte e treta në zgjedhjet e fundit të vitit 2011. Kryeministri në largim, Stephen Harper, partia e të cilit udhëheq nga 100 distrikte, ka pranuar humbjen.
Duke folur për mbylljes së votimit, ai i përgëzoi Trudeau dhe tha se Konservatorët do të pranojnë rezultatin “pa hezitim”. Pas kësaj, pritet dorëheqja e tij nga drejtimi i partisë.
Kurse Trudeau duke folur para mbështetësve tha se kanadezët “dhanë një mesazh të qartë – është koha për ndryshim”.
“Ne e mundëm frikën me shpresë, ne e mbytëm cinizmin me punë të madhe. Mbi të gjitha ne mundëm idenë se kanadezët duhet të kënaqen me pak”, tha ai.
Partia Liberale bëhet partia e parë e cilë nga vendi i tretë fiton zgjedhjet.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
