Një anije me turistë është mbytur në perëndim të Kanadasë dhe për pasojë 5 persona kanë humbur jetën ndërsa vijojnë kërkimet për të gjetur një turist, por shpresat që të jetë gjallë janë të pakta.

Sipas BBC anija u fundos në bregdetin British Columbia ndërsa në bord kishte 27 udhëtarë disa prej të cilëve u shpëtuan nga rojet bregdetare.

Autoritetet vendase ende nuk kanë zbardhur kombësinë e viktimave, ndërsa policia ka nisur hetimin për shkaqet e aksidentit.

"Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar pasagjerët dhe stafin tonë në këtë kohë të vështirë. Ne po bashkëpunojnë me hetuesit për të përcaktuar saktësisht se çfarë ka ndodhur", u shpreh pronari i kompanisë, Jamie Bray.

Redaksia online
(o.m/shqiptarja.com)