KANADA- Tre oficerë u vranë me armë zjarri ndërsa dy të tjerë u plagosën në qytetin kanadez të Moncton, në New Brunswick. Policia është vënë në kërkim të Justin Bourque, 24 vjeç, si autor i dyshuar i vrasjes së policëve, ndërsa thotë se ai është i armatosur dhe paraqet rrezik.
 
Autoritetet, ndërkohë që vijojnë kërkimet, kanë paralajmëruar njerëzit që të qëndrojnë brenda banesave dhe të mbyllin dyert.
 
Njoftohet se policia ka bllokuar disa rrugë në qytetin Moncton, ndërsa shoferëve u është kërkuar të qëndrojnë jashtë zonave të rrezikshme.
 
Shkaqet dhe rrethanat e vrasjes së policëve janë ende të paqarta. Ndërsa dy policët e plagosur janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)