Kanada, ortek masiv në veri-lindje
të Vankuverit, 5 të vdeku

Një ortek i përmasave të mëdha në perëndim të Kanadasë u ka marrë jetën të paktën 5 personave që po lëviznin me motorë dëbore. Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave orteku ra në afërsi të lokalitetit MekBriajd, në veri-lindje të Vankuverit, në provincën e Kolumbisë Britanike.

Një zëdhënës i qendrës që monitoron orteqet ka deklaruar se, vërshimi i masivit të dëborës është shkaktuar nga një aktivitet njerëzor dhe ka goditur tre grupe udhëtarësh. Disa prej tyre janë ndihmuar nga skuadrat e shpëtimit që në momentin e incidentit ndodheshin në vendngjarje, ka raportuar një gazetë lokale.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person në aksin Postribë-Prekal (EMRI)