Kanada, shqiptari kthen në
libër persekutimin komunist

PETERBOROUGH (Kanada) – Vuajtjet e familjes së tyre për shkak të persekutimit komunist, nga arratisja nga Shqipëria deri tek strehimi në Kanada, çifti shqiptar ka vendosur t’i kthejë në një libër për fëmijë.

Libri prej 52 faqesh – i titulluar “Flying to the land of freedom” - përqëndrohet rreth familjes Kulla nga Tirana. Altin Dervishi, 38 vjeç, është marrë me shkrimin ndërsa e shoqja Elsa, edhe ajo e të njëjtës moshë, tregon ngjarjen e prindërve të saj, Zydi dhe Resmije Kulla, duke filluar që kur ajo vetë ishte e vogël e deri kur mbërriti në Kanada në vitin 1989.

Është një histori dhimbjeje dhe mbijetese që përmbyllet me një fund të lumtur, shkruajnë mediat kanadeze. Ajo nis me arratisjen e xhaxhallarëve të Elsës – Eddy, Jim dhe Mike – që arratisen nga Shqipëria përmes kufirit me Greqinë në vitin 1951 kur ishin adoleshentë.

Momenti më prekës është kur gjyshja e Elsës, Nebija, në moshën 93-vjeçare takon fëmijët e saj në Budapest në vitin 1989. Më pas e gjithë familja u transferua në Peterborough të Kanadasë dhe vdiq atje në vitin 1993, në moshën 96-vjeçare.

“Është një histori fantastike – shpjegon Altin Dervishi – Doja ta publikoja dhe që ime shoqe ta rrëfente. Është historia e fëmijërisë së saj. Është historia e një nëne 93-vjeçare që takon 3 djemtë e saj pas rreth 40 vjet ndarje”.

Libri shitet online për 11.95 dollarë nga Amazon, Barnes & Noble, Abe Books dhe Google.

(im/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen