KANADA - Moti i keq që ka përfshirë Kanadanë ka bërë që temperaturat të bien deri në -41 gradë celcius.

Një burrë nga South Porcupine në Ontario vendosi të filmojë se çfarë ndodh me ujin e nxehtë kur ekspozohet në temperatura shumë të ulta.

Pasi mbushi me ujë të nxehtë një pistoletë me ujë, Chris Sauce doli në verandën e shtëpisë dhe filloi të qëllojë më ujë, por vetëm se nga lodra nuk dilte ujë por një re akulli të ngrirë.

Uji i ngrohtë mund të ngrijë shumë më shpejt se uji i ftohtë falë një procesi të njohur si Efekti Mpemba.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)