Kanada - Autoritet kanadeze kanë nisur një hetim penal në lidhje me daljen nga shinat të një treni-çisterne që trasportonte naftë i cili la të vdekur të paktën 15 persona në qytetin e vogël të Lac-Megantic të Quebec-ut.
Inspektori i policisë së Quebec-ut, Michel Forget, tha se hetuesit kanë gjetur prova, që i shtyjnë ata drejt një hetimi penal. Treni doli nga shinat ditën e shtunë ku shpërtheu dhe më pas shkatërroi dhjetra ndërtesa në Lac-Megantic.
Hetuesit janë duke u fokusuar në faktin nëse frenat janë liruar, teksa treni ndodhej i parkuar në një qytet disa milje larg vendngjarjes.
Përveç viktimave të zyrtarizuara deri më tani, pothuajse 35 të tjerë rezultojnë të humbur. Autoritetet kanë kërkuar nga të afërmit e të zhdukurve , për të dhënë kampione të ADN-ve të tyre, duke ofruar furçat e dhëmbëve, krëhërat e flokëve apo sende të tjera.
Por, autoritetet kanë paralajmëruar gjithashtu se disa prej trupave mund të jenë djegur tërësisht shpërthimit, dhe nuk do të mund të gjenden kurrë.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com