KANADA - Tre të burgosur janë arratisur me helikopter nga një burg në Kanada. Sipas policisë arratisja ndodhi dje rreth orës 19:45, me orën lokale, në qendrën e paraburgimit Orsainville, në provincën e Kuebek. Policia tashmë është në kërkim të të burgosurve, të cilët janë identifikuar si Yves Denis, Denis Lefebvre dhe Serge Pomerleau.
Zyrtarët besojnë se helikopteri ishte nisur drejt perëndimit. Ata nuk pranuan të japin më shumë detaje në lidhje me këtë.
Vitin e kaluar dy të burgosurit arritën të shpëtojnë nga një burg afër Montrealit, duke u ngjitur nëpër një litar në një helikopter. Dy të burgosurit dhe dy të tjerë të dyshuar për organizimin e thyerjes se burgut u arrestuan menjëherë pas ngjarjes
/Shqiptarja.com