Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau,  ka reaguar pas firmosje së urdhrit ekzekutiv për ndalimin e emigrantëve nga shtetet myslimane për të hyrë në territorin e SHBA-së, prej presidenti Trump.

"Ata që largohen nga persekutimi, terrori dhe puna dëshiroj t'i porosis: Kanadaja do t'u pranojë, pavarësisht nga feja. Diversiteti është forca jonë. Mirë se vini në Kanada”,  ka shkruar në një status në rrjetin social Tëitter, Trudeau.

Që prej firmosje së urdhrit ekzekutiv për ndalimin e emigrantëve, në shumë shtete të SHBA-së ka patur protesta kundër këtij vendimi të presidentit Trump.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme një gjykatë federale ka rrëzuar urdhrin e Trump për pezullimin  120 ditorë të emigrantëve në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com