
Kanadaja do të dhurojë rreth 430 milionë euro, në ndihmë ushtarake për Ukrainën gjatë tre viteve të ardhshme.
Këtë e bëri të ditur kryeministri kanadez, Justin Trudeau, para Parlamentit kanadez ku priti për një vizitë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, raporton The Guardian.
Kanadaja gjithashtu do të dërgojë avionë luftarak F-16 dhe do të bëjë një angazhim afatgjatë dhe shumëvjeçar që do të sigurojë mbështetje të vazhdueshme ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë para për 50 automjete të blinduara.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Ukraina sulmon flotën ruse në Detin e Zi! Sulme kibernetik në Krime











