Rezervat e naftës në Shqipëri, në zonën e Shpiragut mund të arrijnë 500 deri në 800 milionë fuçi. Kjo është ajo shkruhet në faqen e internetit të Institutit kërkimor kanadez në fushën e energjisë “Oil and Gas Investments”. Në këtë artikull, thuhet se ky zbulim mund të jetë nga më të rëndësishmit e viteve të fundit përsa i përket naftës në rajon.
Në artikullin e “Oil and Gas Investments”, shkruhet se përfshirja me ngulm e gjigandit "Shell", flet qartë për suksesin e Shpiragut.
Fillimisht Fusha e Shpiragut ishte 100 e drejtuar nga Kompania Kanadeze, por më pas u përfshi edhe Shell në këtë operacion, duke zotëruar tashmë 75 % të aksioneve.
Në faqen e “Oil and Gas Investments” thuhet se "Është vërtetë e rrallë që një kompani gjigande si “Shell” kërkon në mënyrë agresive partneritet me një kompani të vogël siç është “Petromanas”. Interesi i “Shell” është potenciali i të mirave materiale që posedon “Petromanas” dhe se “Shell” ishte në dijeni të gjeologjisë së zonës. Tashmë është bërë edhe shpimi i parë në këtë zonë, nga kompanitë “Shell” dhe “Petromanas”, i quajtur Shpiragu 2, ku është zbuluar një sasi nafte nga 1500 deri në 1800 fuçi në ditë. Sipas analizës së kryer në këtë artikull, kjo tregon se aty ka rezerva nafte edhe pse nuk se sa të mëdha janë këto rezerva. Për këtë arsye “Shell” po shpon edhe një pus tjetër 18 kilometër larg nga pusi i parë parit që njihet me emrin Molisht dhe rezultatet parashikohet të dalin në tremujorin e tretë. Nëse ky pus do të konfirmojë se aty gjendet naftës, do të jetë një sasi nga 500 në 800 milionë fuçi”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com