Kanali i ujërave të zeza 27 vite që u nxin jetën durrsakëve...rrezikon t'u futet në derë të shtëpisë

DURRËS - Prej 27 vitesh një kanal i ujërave të zeza, është kthyer në makthin kryesorë të banorëve të zonës së Durrësit të ri. Gjatësia e tij shkon deri në 1.2 km dhe në dy anët e tij ka banesa, teksa në këtë kanal derdhen ujërat e zeza të pjesës veriperëndimore të qytetit të Durrësit.

Banorët  kërkuan ndihmën e Report Tv për të sensibilizuar pushtetin vendor dhe atë qendror, teksa shprehen se në këtë vend kanë derdhur djersën e tyre dhe shteti i ka harruar dhe pse janë vetëm 3 km nga qendra e Durrësit.

Vite e fundit është kthyer dhe një vendgrumbullim mbetjes urbane, si dhe burim sëmundjes të rënda për shumë banorët të zonës, teksa pamjet që sjell Report tv nuk kanë nevojë për shumë koment.

Banorët i bëjnë apel kryebashkiakes, Valbona Sako, të ndërhyjë për mbylljen e kanalit dhe rehabilitimin e rrugës, që për ironi të fatit mban emrin gjelbërimi, pasi pas pak vitesh për shkak të zgjerimit kanali do tu hyjë banesave në oborre.

"Përballemi me një fatkeqësi të madhe që shteti nuk e merr përsipër, një kancer në një kanal, që fillon nga stadiumi deri në Shënavlash. Kam 27 vjet që jam këtu. Quhet rruga “Gjelbërimi” paguajmë taksën për gjelbërim. Këtu vetëm gjelbërim nuk është, por pisllëk.  Ngarkohet makina me mbeturina peshku dhe vijnë i hedhin këtu", shprehen banorët.

Një banor që sapo është kthyer nga emigrimit dhe ka një apel për kryeministrin Edi Rama.

"Kur kalojmë në Durrës era ndihet edhe në qytet. Kam besim se Edi Rama së shpejti do ta mbyllë e të heqë këtë problem".

Banorët shprehen se shqetësimi për këtë kanal të hapur të ujërave të zeza është ngritur edhe nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë