Kanalizimet/ Ujitje-kullimi, kërkohen
253.6 mln euro për rehabilitimin

Sistemi i ujitjes dhe kullimit për bujqësinë është pjesa më e amortizuar e trashëguar nga infrastruktura e periudhës komuniste të para 1990. Ky është sektori i vetëm për të cilin trajtimi me fonde ka qenë inekzistent.

Ministria e Bujqësisë ka përllogaritur së fundmi se, për një periudhë 10-vjeçare, kostoja totale e rehabilitimit dhe modernizimit të infrastrukturës së ujitjes për të mundësuar ujitjen në sipërfaqen potencialisht të ujitshme prej 360 000 ha është rreth 253.6 milionë USD.

Ministria e Bujqësisë gjithashtu ka llogaritur se për rikthimin e infrastrukturës së kullimit në parametra optimalë në sipërfaqen potencialisht të kullueshme prej 280.000 ha është rreth 56.5 milionë USD.

Rehabilitimi i 410 digave (ose rreth 65% e numrit të përgjithshëm) për rritjen e sigurisë së tyre dhe garantimin e burimeve ujore për skemat ekzistuese vlerësohet në rreth 130.2 milionë USD. Ndërsa rritja e sigurisë së mbrojtjes nga përmbytja lumore dhe detare, nëpërmjet rehabilitimit/rikonstruksionit të argjinaturave ekzistuese dhe ndërtimit të strukturave reja, vlerësohet në rreth 276.8 milionë USD.

Në total, kostoja e vlerësuar për rehabilitimin dhe modernizimin e infrastrukturës së ujitjes, infrastrukturës së kullimit, digave të rezervuarëve të ujitjes dhe objekteve të mbrojtjes nga përmbytja është rreth 717 milionë USD.

Ministria e Bujqësisë sqaron se edhe me kontributin 61 bashkive, brenda vitit 2017 sipërfaqja e ujitshme (me infrastrukturë të rehabilituar pjesërisht/plotësisht) pritet të arrijë në rreth 220.000 ha.

Qeveria llogarit se në kushtet e reja të decentralizimit të kompetencave dhe përgjegjësive në sektorin e ujitjes dhe kullimit, bashkitë do të marrin masat e nevojshme për mbledhjen e tarifës së ujitjes nga gjithë pronarët e tokave brenda zonës së mundshme të shërbimit të ujitjes.

Kjo do të mbulojë kostot fikse të ujitjes, duke përfshirë shpenzimet e mirëmbajtjes, stafin dhe zyrat. Tarifa e shërbimit të ujitjes do të mbulojë kostot e ndryshueshme të ujit për ujitje të siguruar faktikisht për ata fermerë, të cilët hyjnë në marrëveshje shërbimi me Njësinë e Ujitjes dhe Kullimit të bashkisë.

Megjithatë ekspertët e Bujqësisë lajmërojnë se asnjë nga investimet e përmendura nuk do të jetë me efektivitet, nëse nuk sigurohet mirëmbajtja dhe operacionet e duhura nga institucione dhe praktika menaxhimi efektive. Kjo nënvizon prioritetet që duhet të vendosen në reformat institucionale dhe ndërtimin e kapaciteteve.

dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq, Lezha në terr! Mijëra banorë të 6 njësive dhe Shëngjinit pa energji elektrike prej 3 ditësh, shkak defektet në rrjet!

Moti i keq, Lezha në terr! Mijëra banorë të 6 njësive dhe Shëngjinit pa energji elektrike prej 3 ditësh, shkak defektet në rrjet!