SIDNEJ, 26 shkurt /ATSH-ANSA/ - Dhjetëra gra australiane, rreth 40, kanë shkuar në mënyrë sekrete në Irak dhe Siri për t'iu bashkuar grupeve terroriste.
"Një numër në rritje grash i bashkohet ISIS-it, në ndërkohë që përdoren si skllave seksi apo në disa raste edhe si kamikaze", deklaroi në parlament ministrja e Jashtme australiane, Julie Bishop.
"Ato takohen atje dhe u krijojnë mbështetje organizatave terroriste", shtoi ajo.
Gratë përbëjnë aktualisht një të pestën e të gjithë luftëtarëve të huaj dhe besohet se mbi 500 prej tyre janë perëndimore", tha ministrja.
"Kjo është alogjike", theksoi ajo.
Bishop u kërkoi familjeve australiane ndalimin e procesit të radikalizimit të vajzave të tyre.
"Ka shumë mundësi që familjarët dhe miqtë të jenë të parët që venë re radikalizimin e tyre. Duhet të kërkojnë të komunikojnë me to para se të jetë shumë vonë", tha ministrja./ a.jor.












