Kancelari austriak, Sebastian Kurz nën hetim, dyshohet për korrupsion

Kancelari austriak, Sebastian Kurz nën hetim, dyshohet për korrupsion

Hetuesit austriakë kanë bastisur zyrat e kancelarit austriak, Sebastian Kurz dhe partisë së tij OVP. Bëhet fjalë për ryshfetdhënie, anketa të manipuluara dhe mashtrim. Nën hetim është vendosur edhe kancelari Kurz.

Sipas mediave vendase hetuesit civilë ishin të armatosur kur u futën në zyrat e partisë së kancelarit, madje thuhet se kanë sekuestruar edhe aparatet e tyre celularë. Dyshimet janë se duke filluar nga viti 2016 kur Kurz ka qenë ministër i Jashtëm dhe më vonë kur është bërë kancelar, Ministria e Financave ka paguar reklama në një gazetë, në këmbim të sondazheve dhe favorizimin e tij.

"Zyra e Prokurorëve për Çështjet Ekonomike dhe Korrupsionin ka vendosur Sebastian Kurz dhe nëntë të tjerë si dhe tre organizata nën hetim nën dyshimin për shkelje të besimit ... korrupsion ... dhe ryshfet ..., pjesërisht me nivele të ndryshme përfshirjeje, "tha zyra në një deklaratë.

Kurz dhe Partia e tij Popullore (OVP) e hodhën poshtë hetimin si të motivuar politikisht.

"Unë jam i bindur se edhe këto akuza do të rezultojnë të rreme," tha Kurz në një deklaratë të shkurtër.

Nënkryetarja e Partisë Popullore, Gaby Schwarz, tha se bastisja e selisë së partisë është një “inskenim politik” që synon të dëmtojë Kurzin dhe partinë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja