Kancelari gjerman ndan dy miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën

Kancelari gjerman ndan dy miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën

1649437786_scholzthumblarge.jpg

Kancelari gjerman Olaf Scholz do të shpenzojë dy miliardë euro shtesë për pajisje të reja ushtarake, kryesisht për të ndihmuar Ukrainën, tha të premten një burim qeveritar, raportoi Reuters.

Një shtesë prej 400 milion euro janë caktuar për Fondin Evropian të Paqes, i cili blen armë për Ukrainën, ndërsa disa shpenzime të tjera do të jenë për dërgesat bilaterale në Ukrainë dhe gjetkë, tha burimi, të premten, më 15 prill.

Më herët, ministri gjerman i ekonomisë tha se gjermanët duhet të fillojnë të kursejnë energji për t’u bërë më të pavarur nga karburantet fosile ruse, gjë që do të ishte gjithashtu një nga përgjigjet ndaj Rusisë, pas fillimit të pushtimit të Ukrainës, më 24 shkurt.


Lajmi kryesor:

Shtëpia e Bardhë: Biden nuk do të shkojë në Kiev! Zelensky: Bota të jetë e përgatitur për kërcënimin bërthamor të Rusisë


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Media greke shkrim racist për shqiptarët: Imagjinoni të festonim ne kështu në mes të Tiranës, nuk respektojnë as bukën që hanë në Greqi

Media greke shkrim racist për shqiptarët: Imagjinoni të festonim ne kështu në mes të Tiranës, nuk respektojnë as bukën që hanë në Greqi