Kancelarja Angela Merkel: Të rritet
presioni ekonomik ndaj Turqisë

Kancelarja Angela Merkel: Të rritet<br />presioni ekonomik ndaj Turqisë
Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, ka kërkuar të shtohen presionet ekonomike ndaj Turqisë për të siguruar lirimin e shtetasve gjermanë që mbahen në paraburgim.
 
Mediat gjermane kanë njoftuar lajmin e një qëndrimi të tillë nga Kancelarja e Gjermanisë.
Angela Merkel ka ka shtuar se :
“Ne duhet të zvogëlojmë shkallën e bashkëpunimit ekonomik me Turqinë dhe të nisim shqyrtimin e projekteve”, shkrim ky i botuar në disa media lokale në Gjermani.
Kancelarja Merkel u shpreh e pakënqur në lidhje me faktin se akoma disa shtetas të Gjermanisë  qendrojnë të burgosur nga autoritetet turke duke e cilësuar si një akt aspak të justifikueshëm, pasi sipas saj, Gjermania ka detyrën konsullore t’i mbrojë shtetasit e saj, por Turqia  e ka penguar shpeshherë  nismën e Gjermanisë  për të realizuar ndihmën konsullore.
 
 
Por situata politike në Turqi mes kampit qeverisës dhe opozitës, ka prodhuar sulme te ndryshme duke i vështirësuar punën njëri-tjetrit në krijimin e raporteve për një klimë të qetë politike në Turqi.
Lideri i të Gjelbërve, Cem Oezdemir, bëri thirrje për të vazhduar Presionet ndaj Ankarasë dhe Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
 
Autoritete turke mbajnë të burgosur disa shtetas gjermanë, përfshirë këtu punonjës për të drejtat e njeriut, gazetarë dhe përfaqësues të medias, që kanë bërë oponencë të vazhdueshme në mbrojtje të shtetasve gjermanë.
 
 
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com
 
 
 
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza