PORTUGALI - Kancelarja gjermane Angela Merkel ka vizituar Portugalinë të hënën në shenjë mbështetje për linjën e ashpër të Lisbonës mbi kursimet, ndërkohë që qeveria e qendrës së djathtë ka një presion në rritje përsa i përket rinegociatave për kushtet e shpëtimit të vendit.
Merkel vlerësoi Lisbonën të dielën për mënyrën kurajoze më të cilën ajo ka zbatuar masat për reduktimin e deficitit. Kancelarja gjermane dhe kryeministri Pedro Passos Coelho, janë të bashkuar në kërkim të gjetjes së një rruge shpëtimi për Portugalinë.
Disa protesta janë planifikuar kundër vizitës së saj dhe policia ka rritur masat e sigurisë, të cilat mediat portugeze i kanë cilësuar të ekzagjeruara. Por liderja gjermane pret që të mos përballet me të njëjtat demonstrata dhune dhe fyerje si në vizitën e fundit në Greqi.
Socialistët e qendrës së majtë, partia kryesore e opozitës, kanë bërë thirrje që qeveria të rinegociojë paketën e shpëtimit, duke kërkuar më shumë kohë për të përmbushur objektivat fiskale dhe normat e ulëta të interesit për kredinë e shpëtimit nga trojka e BE-së, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Shumë portugezë janë të shqetësuar se kancelaria Merkel, që shihet si një përfaqësuese kryesore e kreditorëve ndërkombëtarë, të vërë re të gjithë sakrificat e këtij shteti për të shpëtuar vendin. Gjithashtu Kryeministri Passos Coelho dhe kancelarja Merkel priten të takojnë edhe presidentin konservator portugez, Anibal Cavaco Silva dhe një delegacion të biznesmenëve portugezë.
(ds/eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com