Francë - Kancelarja gjermane bën një lapsus në një konference për shtyp me Presidentin francez Francois Hollande në Paris. Merkel i drejtohet Hollande "Francois Mitterand". Pasi ka kuptuar gabimin kancelarja Merkel nis të buzëqeshë dhe korrigjon emrin.
Kancelarja gjermane ka vizituar Francën në parapërgatitje të samitit të BE-së mbi krizën ekonomike, i cili është parashikuar të zhvillohet më 27-28 qershor. Në këtë konferencë të dy lidërit kryesorë të BE-së premtuan se do të përshpejtojnë disbursimin prej 6 miliard euro në fondet e BE-së për të luftuar papunësinë e të rinjve.
Hollande tha se Franca do të rrisë objektivin e saj për të balancuar buxhetin e saj në terma strukturore në vitin 2017 dhe për të përmbushur objektivat e reja të përkohshme të vëna nga Brukseli zyrtar.
Francois Mitterrand ishte Kreu i Republikës Franceze për periudhën 1981-1995 dhe presidenti i fundit Socialist në pushtet para Francois Hollande. Ai vdiq në vitin 1996.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com