Kancelarja gjermane Merkel në
Tiranë me “mendje” nga kriza greke

Kancelarja gjermane Merkel në<br />Tiranë me “mendje” nga kriza greke
Kancelarja gjermane Angela Merkel zhvillon një vizitë zyrtare për herë të parë në Tiranë. Ndoshta ardhja e “zonjës së hekurt” të Evropës mund të quhet pa frikë edhe vizita më e rëndësishme politike pas asaj të Xhorxh Bush në vitin 2010 që pavarësoi gjithë trojet shqiptare me hapjen e rrugës së Kosovës si shtet sovran.
 
Samiti i Berlinit për Ballkanin padyshim që i dha një rol parësor Shqipërisë në rajon dhe veçanërisht në raport me Serbinë. Kancelarja gjermane megjithë tensionet mes dy vendeve ballkanike ndikoi jo pak në harmonizimin dhe zbutjen e polemikave Rama-Vuçiç.
 
Duke pasur parasysh të gjithë këto pika që e lidhin fort “Frau Merkel” me Shqipërinë, vizita është më shumë se historike. Është një vizitë e rëndësishme.
 
Megjithatë vizita e zonjës Merkel vjen në një moment delikat për vetë Evropën dhe Greqinë si pjesë e rëndësishme e saj. Jo shumë larg Tiranës, në kryeqytetin fqinj Athinë ethet janë shumë më të mëdha sesa ato të shqiptarëve për vizitën e kancelares.
 
Orët në vijim për shtetin helen janë më shumë se deçizive. Do të vendoset fati ekonomik dhe politik i një populli i cili po vuan keqqeverisjen e shumë viteve.
 
Pra kryetarja e qeverisë gjermane ndërsa do të qëndrojë për 4 orë në Tiranë, mendjen do ta ketë në Athinë e Bruksel në pritje të lajmeve për fatin e vendit anëtar të Bashkimit Evropian që me shumë gjasa një këmbë e ka në oborrin e jashtëm të Unionit.
 
Të paktën rrezikon të dalë nga unioni ekonomik dhe për këtë zonja Merkel padyshim që ka interes.
 
Kështu orët shqiptare të Merkel do të jenë të trazuara nga tragjedia greke.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)