Kancelarja gjermane Merkel vjen
në Tiranë pas zgjedhjeve vendore
Pas zgjedhjeve lokale pritet edhe vizita e Angela Merkel në Tiranë. Lajmi për këtë është konfirmuar nga ministri i jashtëm Ditmir Bushati i cili ndodhet në Gjermani për një takim me homologun e tij për të diskutuar nevojën e forcimit të bashkëpunimit
Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë Shqipërinë në korrik të këtij viti, pas ftesës së kryeministrit Edi Rama disa muaj më parë në konferencën e vendeve të Ballkanit në Berlin.
Konfirmimi ka ardhur gjatë takimit të ministrit tonë të Jashtëm Ditmir Bushati me homologun e tij gjerman Frank Ëalter Steinmeier, në Berlin.
Në këtë takim, Steinmeier në emër të Gjermanisë i kërkoi Shkupit të pozicionohet qartë për orientimin integrues drejt Bashkimit Europian. Komentet e ministrit të Jashtëm gjerman vijnë pas ngjarjeve shqetësuese në Maqedoni.
“Shprehëm shpresën që nuk do të ketë incidente të tilla të mëtejshme dhe që gjendja jo vetëm të qetësohet, por që në Maqedoni të konsolidohet vullneti për të vazhduar rrugën drejt BE dhe jo të krijohen dyshime për këtë. BE është treguar e gatshme për të ndërmarrë përpjekje ndërmjetësuese”, deklaroi Steinmeier.
Zhvillimet në fqinjin tonë, me një popullsi mbi 30 për qind shqiptare, ishte një nga çështjet për të cilat ministri ynë i Jashtëm udhëtoi drejt Berlinit, me ftesë të homologut gjerman.
Të dy ministrat e Jashtëm ndanë qëndrimin për nevojën e transparencës mbi sulmin me armë në lagjen e Trimave në Kumanovë.
Berlini e Tirana gjithashtu ndanë po të njëjtin qëndrim kur i përsëritën Shkupit kërkesën për të shmangur shndërrimin e krizës politike në një krizë ndëretnike, që për Bushatin e Steinmeier do të kishte pasoja edhe për rajonin.
Gjithashtu mes tyre është diskutuar edhe për konferencën e ardhshme të vendeve të Ballkanit në Vjenë, por edhe është konfirmuar vizita e Angela Merkelit në korrik.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?
-
Të drejtë
39%
-
Të gabuar
55.3%
-
Nuk e di
5.7%
Vota total: 6326
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë
5 Tetor, 13:05
-
Edlir Tetova me mungesa në Korçë, trajneri i Egnatias: Luhatjet janë normale, pres ndeshje të bukur
5 Tetor, 13:05
-
Pukë/ I shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Morinë 33-vjeçari! Po tentonte të hynte në vend
5 Tetor, 12:51
-
Lufta/ Libani lëshon mbi 200 raketa kundër Izraelit! Ushtria izraelite vret liderin e Hamasit
5 Tetor, 12:42
-
Durrës, qarku ku mund të shtohet një mandat parlamentar
5 Tetor, 12:41
-
'Më bëni çfarë të doni!' Dogji gruan me benzinë, 45 vjeçari pendohet në gjykatën e Korçës: E di që kam bërë gabim
5 Tetor, 12:28
-
Përmbytjet në Vlorë, meteorologia: Reshje shumë intensive, në vlerat 184.2 mm brenda 6 orëve! Situata e vështirë kaloi
5 Tetor, 12:25
-
Superliga/ Laçi ‘buzë greminës’, Dinamo e mposht 2-1 dhe merr kreun! Sot dy ndeshje në program
5 Tetor, 12:25
-
PAMJET/ Vlora nën ujë, Forcat e ushtrisë pastrojnë zonën historike 'Muradie'
5 Tetor, 12:10
-
VIDEO/ Reshjet e dendura të shiut, në Vlorë përmbytet edhe stadiumi 'Flamurtari'! Uji 'pushton' dhomat e lojtarëve
5 Tetor, 12:09
-
E reja e Rugovës kritika qeverisë së Kosovës: S’duhet të prishim raportet me ndërkombëtarët! Rama: Shumë të vegjël për të fjetur të qetë, nëse s’kemi miq të mëdhenj
5 Tetor, 11:58
-
Përmbytjet në Vlorë/ Biznesi nën ujë, pronari: Dëmi shkon deri në 6 milionë! Ju jeni të parët që vini, asnjë s'ka ardhur
5 Tetor, 11:52