GJERMANI - Kancelarja, Angela Merkel kërkoi lirimin e ish-presidentit egjiptian, Mohamed Morsi, të arrestuar më 3 korrik pas rrëzimit nga ushtria duke e bashkuar mendimin e saj me atë të ministrit të jashtëm Westerwelle.

"Pajtohem me ministrin e Punëve të Jashtme, sipas të cilit Morsi duhet të lirohet. Dhe mbi të gjitha të kryhet një proces politik me gjithëpërfshirjen e popullit egjiptian", - tha ajo.
Presidenti egjiptian Morsi mbahet ende i izoluar nga ushtria, që pas grushtit të shtetit në Egjipt dhe vendosjes së një presidenti të ri të përkohshëm.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)