Kandidatët për KLGJ dhe KLP,
Bylykbashi: Lista është nul

Kandidatët për KLGJ dhe KLP,<br />Bylykbashi: Lista është nul<br>
Një ditë pasi seanca parlamentare kaloi listën për anëtarë të Këhshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Prokurorisë, deputeti Oerd Bylykbashi deklaroi se nuk ka asnjë vlerë ligjore e për pasojë nuk mund të zbatohet.

Në një konferencë për mediat në selinë blu, Bykykbashi foli për listë të paligjshme, ndërsa argumentin e bazoi tek prezenca prej 73 deputetësh në momentin e votimit të listës në bllok.

“Seanca e djeshme ishte seanca ku u varros përfundimisht konsensusi kushtetues dhe dispoziat kushtetuese të 21 dhe 22 korrikut. Kuorumi i nevojshëm i pjesëmarrjes së deputetëve në procesin e votimit duhet të jetë së paku sa numri i votave të kërkuara për miraitmin e një akti të caktuar.

Për rrjedhorjë, duke qenë se në sallë dje në procesin e votimit kishte vetëm 73 deputetët dhe kërkoheshin 94 prezentë, pavarsisht preferencës për listën, procesi i votimit është nul, nuk ka votim e për rrjedhojë nuk mund të hyjë në funksion dispozita automatike për emërimin e kandidatëve”,
deklaroi Bylykbashi.

Bylykbashi akuzoi kreministrin për listë të parainfiltruar dhe kandidatë që nuk plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj. 

d.c./shqiptarja.caom

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë