Kandidat për SPAK/ Ndini Tavani në ‘sitën’ e vetting-ut: Probleme me pasurinë, vendimi më 11 tetor

Prokurori Ndini Tavanin, prokuror në Prokurorinë e Tirnës si dhe kandidat për SPAK, ka dalë para KPK-së, në seancë dëgjimore.

Ashtu si për raste të tjerë, hetimi po zhvillohet për kriteret e rivlerësimit, për pasurinë figurën dhe aftësitë profesionale.

Sipas ILDKPKI, Ndini Tavani ka kryer deklarim të saktë dhe në përputhje me ligjin, nuk ka kryer deklarim të rremë e fshehje pasurie megjithëse janë vërejtur disa parregullsi të pamundësisë financiare së disa blerjeve.

Komisioni ka kryer hetim të pavarur për subjektin e rivlerësimin ndërsa vetë Prokurori Ndini Tavani ka kërkuar të konfirmohet në detyrë. Vendimi për të do të jepet më datë 11 tetor ora 10:00.

Tavani ka në pasuri apartament në Tiranë me kontratë premtim shitje 4 milion e 500 mijë lekë, ka paguar vetëm shumën 3 mln lekë. Si burim pagat e tij dhe të bashkëshortes. Diferenca e shumës do të paguhet ditën e fundit të kontratës të nënshkrimit. Komisioni vlerëson se mënyra se si është bërë shlyerja e kësaj pasurie është në përputhje me ligjin e nuk u gjet pasaktësi.

Tavani ka blerë një automjet në 2016 në vlerën 900 mijë leke që ia blerë nenës së tij. Komisioni ka konstatuar se subjekti nuk ka pasur mundësi financiare për blerjen.

Automjet “Benz” në vlerën 7 mijë euro të blerë në vitin 2009 dhe shitur në 2016 në vlerën 100 mijë lekë.  Komisioni ka konstatuar se subjekti nuk ka pasur mundësi për blerjen e automjetit.

Llogari banke e kursimi të bashkëshortes dhe fëmijëve, përputhen me dokumentacionet bankare.

Lidhur me pasurinë apartament. KPK konstaton se të ardhurat e deklaruara nga puna si avokat, është konstatuar që subjekti në vitin 2016, nuk ka pasur mundësi për pagimin e këstit të dytë dhe të paguante edhe pushimet. Të ardhurat e deklaruara nga avokati, Komisionit i kanë rezultuar më pak seç ka deklaruar subjekti. Komisioni është duke shqyrtuar dokumentet dhe pretendimet e subjektit për këtë pasuri. Nga hetimi, KPK, ka konstatuar se nuk mund të krijonte vlerën e deklaruar nga aktiviteti.

Prokurori Ndini Tavani

Lidhur me llogaritë bankare.

Komisioni ka konstatuar bilanca negative të kursimeve në vitet 2006 deri në 2016 e ndërsa me kontrollin e figurës, DSIK ka konstatuar përshtatshmëri për të vijuar detyrën, ndërsa sipas komisionit prokurori është i papërshtatshëm për të vijuar detyrën, kjo lidhur për shpërdorimin e detyrës, për shkak të kontakteve me persona të dyshuar për krijimin e vlerës mashtruese me tatimet.

“Kam paraqitur një tabele për te shpjeguar te gjitha burimet e mia financiare, lidhur me shpenzimet e Timsit bashkë me oponencën kam paraqitur vërtetim te magjistraturës për udhëtimet gjate kohës kur isha student. Nuk kam pasuri 39 milion leke ne banke te nivelit te dyte. Ju ftoj ta rregulloni dhe këtë pike ne këtë tabelë. Nuk kam asnjë kundërshtim për analizën e komisionit, persa i përket depozitës se gruas time ka një pasaktësi sepse depozita është bere ne vitin 2009. E gjithë pasuria e familjes sime është vetëm një apartament ne zonën e Freskut dhe një makinë. Nga shkolla e magjistraturës dhe nga avokatia kam pasur 2 mln e 500 mije leke kursine”, -është shprehur para KPK Tavani. Lidhur me aftësitë profesionale. KLP nuk ka konstatuar mangesi në aftësitë profesionale.

Komisioni verifikoi raportin dhe ka konstatuar se lidhur me 5 dosje të shortuara, për 3 dosje nuk është ushtruar ankim.

Për një tjetër dosje është bërë dënimi si kërkesa e subjektit dhe për një dosje tjetër është vendosur ekstradimi i personit ne Itali. Komisionit i ka rezultuar se subjekti i rivlerësimit në mars të 2015 është regjistruar kallëzim penal për një person dhe po të nesërmen pa kryer asnjë veprim hetimore është bërë pushimi të çështjes.

Kallëzimi i shtetasit KL për falsifikim të dokumenteve, ky kallezues ka depozituar edhe dy denoncime, komisionit i rezulton se subjekti ka marrë vendim pushimi pasi ka konstatuar se është ndarë çështja. Ka konstatuar se për një nga noterët publik drejtuesi i prokurorisë ka vendosur të ndajë çështjen, për dy të akuzuarit e tjera çështje t’i dërgohet gjykatës.

Komisioni ka konstatuar se nga subjekti i rivlerësimit pasi ka zgjatur hetimet për kallezuesin nuk ka pyetur për noteren. Komisioni ka konstatuar se megjithëse hetimet janë zgjatur me 6 muaj, duket se nuk i është dhëne vlerë prodhuese dhe është vendosur pushimi i çështjes.

Subjekti ka vendosur pushim te çështjes sipas akteve në dosje dhe mbledhjes se provave.

Ne KPK janë bërë dy denoncime për prokurorin me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Komisioni konstaton se për subjektin ka pasur gjithsej 31 denoncime. Nga verifikimet ka rezultuar se 16 nuk përmbanin fakte apo rrethane për 6 denoncime që i ka bërë i njëjti shtetas 5 janë për të njëjtin objekt, subjekti ka dhënë shpjegime bindëse. 3 denoncime i ka bërë i njëjti shtetas, i cili ankohet për të njëjtin objekt. Për 7 denoncime të tjera, gjykata i ka kthyer për hetim dhe po këtë vendim e ka dhënë edhe gjykata e Apelit.

Në vijim komisioni nisur nga informacioni i bërënga emisioni Stop në Tv Klan, i ka rezultuar se drejtuesit e këtij emisioni kanë shfaqur pamje filmike ku dalin në pah veprimet korruptive të shtetasit PQ.

Ai merr para nga familjaret e një pacienti, i ka dhënë pamjet filmike, por si ka dhënë të dhëna për gazetarin pasi kemi te bëjmë me gazetare investigatve. Subjekti e ka nisur hetimin por me pas e ka pushuar çështjen. Subjekti nuk ka pyetur qytetaren që ka bërë denoncimin por vajzën e pacientit. Subjekti nuk ka kryer hetimet dhe s’ka mbledhur provat. Duhet te ishte bere qartësimi i zërit të shtetasit te akuzuar.

Subjekti nuk ka pyetur drejtuesit e emisionit por ka kërkuar informacion për gazetarin kur kodi i procedurës penale, e lejon mbrojtjen e gazetarit. Subjekti, shtetasi P.Q nuk ka kërkuar para për punën e tij.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë