Neomalsorja Marjana Koçeku, e cila është kandidate në listën e mbyllur të PS në qarkun Shkodrës, ka bërë një kërkesë të veçantë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo kërkon dy vajza që ta zëvendësojnë në punët e bujtinës, pasi ajo tashmë do të jetë e angazhuar në politikë.
'Te Nana te rraja. Bujtina jonë e vogël familjare po bahet gati për sezonin e ri turistik dhe tash që un s’do mundem me kenë ma si ma parë, po kërkojmë dy zonja ose çika, që kanë me ndihmue nanën teme në punët e shpisë, me la, me shpla e me shërbye, t’njëjtat punë që kam ba dhe unë gjithmonë ktu. Kërkesa asht pak e veçantë sepse duhen njerëz që e duen me shpirt fshatin, natyrën dhe mikpritjen. Mos hezitoni me m’shkrue’, thotë ajo.
![]()
Neomalsorja Marjana Koçeku, ka shprehur vendosmërinë për të hyrë në politikë si përfaqësuese e komunitetit dukagjinas dhe të gjithë Malsisë së Madhe. Ajo e ka cilësuar këtë si një hap guximi dhe përgjegjësie ndaj thirrjes së njerëzve të saj dhe bashkësisë politik.
Komente

