TIRANE - Shpëtim Idrizi prezanton 140 kandidatët për deputetë të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe bëri të ditur se ata do të bëjnë fushatë me "kartën e vlerës". "Ne mendojmë se politika duhet të jetë në shërbim të qytetarëve, e jo qytetarët në shërbim të politikës.

Pyetja është: A do ta ndërtojmë këtë vend së bashku, apo do të lejojmë që ta ndërtojnë gjithmonë nga e para fitimtarët e rradhës? Ky është viti i parë i 100 vjetorit të dytë, i Pavarësisë së Shqipërisë, e ne ende nuk e kemi të qartë nëse kemi festuar 100 vjetorin e shtetit shqiptar apo kemi lënguar në 100 vjet tranzicion.

Ne besojmë sidomos tek rinia shqiptare ndaj i drejtohemi brezit të ri, se pasioni e angazhimi juaj do të jenë vendimtare, nëse ne do të ndërtojmë një shoqëri ku progresi është shërbëtori i nevojave tona", tha Idrizi.

I cili ka nënvizuar faktin se çështja që ata mbrojnë, ajo çame nuk është thjeshtë e tyre por e gjithë popullit shqiptar. Ai ka nënvizuar faktin se nga pozicioni i një partie të vlerave kërkon dhe votën e shqiptarëve, duke besuar në nujë mbështetje masive.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)