Kandidatët e PS takim në Katundin e Ri në Durrës, Ekonomi: Mandati i tretë për të përfunduar projektet e nisura

Kandidatët e PS takim në Katundin e Ri në Durrës, Ekonomi: Mandati i tretë për të përfunduar projektet e nisura

Milva Ekonomi dhe Emirjana Sako

Kandidatët e skuadrës së Partisë Socialiste të Durrësit Milva Ekonomi, Ana Dhamo, Arkend Balla dhe kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako kanë zhvilluar një takim me banorët e njësisë administrative të Katundit të Ri.

Deputetja dhe ministrja Ekonomi deklaroi se në Durrës janë bërë dhe do të vazhdojnë të bëhen shumë investime të rëndësishme. Ajo përmendi lehtësirat që janë krijuar për fermerët në sektorin e bujqësisë që kanë ndikuar në rritjen e prodhimit bujqësor, ndërsa ka shtuar se projektet madhore të tilla si: Eco-Parku, hekurudha e re Durrës-Tiranë- Rinas, e sidomos porti turistik do ta transformojnë tërësisht qytetin e Durrësit ndaj duhet mandati i tretë  për Partinë Socialiste dhe kryeministrin Rama për të përfunduar këto investime.

Në takimin me banorët është folur edhe për procesin e rindërtimit, kur në njësinë administrative Katund i Ri janë ndërtuar tre shkolla të reja, ndërsa nga grantet e rindërtimit kanë përfituar të gjithë banorët që kanë pasur dëmtime të banesave nga tërmeti i 26 nëntorit. Pasi janë inspektuar disa shtëpi individuale që janë në prag të përfundimit, kandidatët e PS kanë garantuar qytetarët e prekur nga tërmeti se në pranverën e vitit të ardhshëm do të ketë përfunduar ndërtimi i të gjitha banesave që u shembën nga tërmeti.

Nga ana e saj edhe kryebashkiakja Emiriana Sako deklaroi se procesi i rindërtimit po vijon mjaft mire në sajë të mbështetjes maksimale nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama, ndërkohë që shumë investime janë bërë në Durrës dhe shumë të tjera do të bëhen mandatin e tretë.

Duke folur për programin e  rindërtimit, Sako tha se: “Mbi 10 mijë familje kanë përfituar deri tani grantin e rikonstruksionit, në 400 pallate ka përfunduar riparimi i ambienteve të përbashkëta, vijon me shpejtësi ndërtimi i banesave individuale, janë rindërtuar deri tani 14 shkolla me standarde bashkëkohore dhe puna po vijon me shpejtësi dhe Durrësi së bashku me njësitë administrative po ringrihet”. Milva Ekonomi, kryesuese e listës së kandidatëve të qarkut Durrës tha se: “janë 3 projekte të rëndësishme që do ta transformojnë qytetin siç është lagja e re në Spitallë ku ka filluar puna dhe përveç 1 mijë apartamenteve që do të ndërtohen aty do të ketë edhe të gjithë infrastrukturën sociale, shëndetësore e arsimore duke qenë lagje model urbane.

Po kështu deputetja Ekonomi shtoi se: “Edhe Eco Parku që po ndërtohet në atë zonë do të jetë ndër më të bukurit në vend, ndërsa ndërtimi i portit turistik është ndër investimet më të rëndësishme të Durrësit”. Deputetja Ekonomi deklaroi se të gjitha investimet që janë bërë e do të vijojnë të bëhen në qytet synojnë ta kthejnë Durrësin në një nga qytetet më të rëndësishëm turistikë të Ballkanit”.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?