Kandidatët Idrizi dhe Hyseni
shpalosin platformat elektorale

Kandidatët Idrizi dhe Hyseni<br />shpalosin platformat elektorale
Dy kandidatët për kryetar të PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe Halil Hyseni kanë shpalosur platformat e tyre para elektoratit të PDIU-së, para zgjedhjeve të datës 21 maj.  Të dy kandidatët kanë paraqitur idetë e tyre për drejtimin e PDIU-së.  Idrizi, i cili kandidon për një mandat tjetër në krye të partisë, tha se aksioni i tij politik do quhet "Beteja ndaj statusquo-së ".

 "Unë e kam quajtur aksionin tim të sotëm dhe të ardhshëm politik: Beteja ndaj statusquo-së.  Statusquo-ja është gjendja e sendeve, e gjërave, e marrëdhënieve, e interesave, ashtu si janë sot, pa lëvizur, pa ndryshuar, pa u rritur, pa u përmirësuar, madje duke u përkeqësuar. Me fjalë të tjera, statusquo-ja është kënetë. Në kënetë uji, nuk lëviz, nuk qarkullon, nuk është i pastër përgjithësisht. Beteja e PDIU-së, nën drejtimin tim, prej themelimit deri më sot, e tash e tutje, është betejë kundër statusquo-së, kundër kënetës. A nuk e kemi ndryshuar ne, peshën e partive kryesore politike shqiptare, duke u afirmuar me forcë në gjirin e tyre?  Pa ne, skena ishte përgjithësisht e palëvizshme. Statusquo! A nuk e kemi ndryshuar ne me fluksin e ideve, qëndrimeve, betejave, debateve, tematikën e patriotizmit shqiptar, në të gjitha viset ku jetojnë ata?  A nuk e kemi pasuruar ne, këtë tematikë në mënyrë të veçantë, atë që lidhet me bashkimin kombëtar, me Çështjen Çame, me identitetin tonë kombëtar?  Them se po", tha Shpëtim Idrizi.

 Gjithashtu Idrizi premtoi një zgjidhje të çështjes çame, madje sipas tij zgjidhja është shumë afër.

 "Unë po e shpreh edhe sot, këtu para jush, që zgjidhja e Çështjes Çame është afër, shumë afër, aq sa punojmë ne çdo ditë. Ky nuk është sllogan elektoral, por për herë të parë zgjidhja e Çështjes Çame është në dorën tonë. Ajo na ka ne që i dalim për Zot. Ne kemi detyrimin, pergjegjësinë, privilegjin dhe barrën që të ketë me në fund drejtesi . Sot ajo është një çështje që nuk ka me kthim pas dhe për këtë ju siguroj ju në këtë sallë, politikën shqiptare, shtetin Grek dhe partnerët ndërkombëtarë . Sepse ajo është çështje e të drejtave themelore të njeriut, duhet zgjidhur si e tillë. Sot, ne i kemi dhënë dinamikë të re perspektivës së zgjidhjes", u shpreh Shpëtim Idrizi.

 Ai theksoi gjithashtu se qëllimi kryesor i tij do të jetë bashkimi i shqiptarëve në një shtet të vetëm.

"Qëllimi ynë është i qartë: Bashkimi kombëtar i shqiptarëve në një shtet të vetëm. Bashkimi Kombetar do të jetë ylli ynë polar ! Ky është detyrim kushtetues, të cilin në kushtet e sotme ne nuk mund ta arrijmë.  Janë rrethanat gjeopolitike, ato të cilat duhet ta mundësojnë këtë qëllim.  Ky qëllim mund të realizohet vetëm me mbështetjen e partnerëve tanë ndërkombëtarë dhe mbi të gjitha pa luftë, në mënyrë paqësore dhe me tolerimin e të gjitha shteteve fqinje. Mirëpo, kjo që sot nuk mund të realizohet e mbetet aspiratë e të gjithë shqiptareve , nuk do të thotë se në një të ardhme, kur rrethanat të ndryshojnë, nuk do të jetë e mundur. Në vetëm një shekull, bota ka ndryshuar tre sisteme të mëdha gjeopolitike dhe pa dyshim që sistemet evoluojnë dhe ndryshojnë vazhdimisht. Ajo që ne kemi në dorë sot, është të krijojmë parakushtet e bashkimit kombëtar, sepse bashkimi kombëtar është një proces", tha Idrizi.

 Kandidati tjetër  Halil Hyseni u shpreh se PDIU duhet të jetë partia e çështjes kombëtare.

"Çështja çame është një perlë në ballë, po jo vetëmjaftueshme. E vetme nuk nxën me PDIU-në. Partia jonë është dhe duhet të jetë partia e çështjes kombëtare, ku çështja çame është një pjesë thelbësore e saj. Unë besoj se PDIU duhet të fokusohet  dhe të ketë qartazi në programin e saj politik zgjidhjen e çështjes çame, si kërkesë për të ardhmen tonë, si një premisë për një zhvillim të qëndrueshëm të shqiptarëve ", tha Hyseni.

 Ai theksoi se PDIU duhet të merret me hallet e përditshme të shqiptarëve.

"PDIU duhet të kthehet në një avokate të halleve të përditshme të shqiptarit, të betejës së tij të përditshme për copën e bukës, për një jetë më të mirë e më të sigurtë për vete dhe familjen e tij. Kujdesi për jetesën e përditshme të shqiptarëve, për bukën e tyre të përditshme, për lirinë e tyre, për demokratizimin e prosperitetin e vendit, për të drejtën, për artin, për shkencën, për sigurinë etj, është detyrë parësore mbi parësoret", u shpreh Halil Hyseni.

Në lidhje me garën, Hyseni tha se të gjitha ndeshjet fillojnë zero me zero.

"Të gjitha ndeshjet fillojnë zero-zero. Por, përfundimin nuk e di asnjeri. Po të shkonin me këtë mëndje, shqiponjat tona kombëtare nuk do të fluturonin këto ditë për në Francë. Nëse njëri kandidat ka avantazhe, mundet  që edhe disavantazhe të ketë. Unë nuk besoj që anëtarët e partisë dhe simptantizantët e saj të mos e shprehin preferencën. Shprehja e qëndrimit dhe votës individuale është gjeja më normale në konkurrim",  mbylli fjalimin e tij kandidati për kryetar të PDIU-së, Halil Hyseni.  

 Votimi do të bëhet me parimin një anëtarë një votë.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar