Kandidatët për Tiranën Veliaj 
dhe Kosova shtrëngojnë duart

Kandidatët për Tiranën Veliaj <br />dhe Kosova shtrëngojnë duart
TIRANË - Ndonëse nuk kanë dalë në një debat publik përballë njëri-tjetrit Halim Kosova dhe Erion Veliaj, dy rivalët kryesorë për bashkinë e Tiranes janë takuar për herë të parë gjate fushates në forumin e organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë “Sfidat dhe mundësitë për Tiranën”. Në këtë takim dy kandidatët kanë lënë mënjanë akuzat dhe  kanë shtrënguar duart mes tyre ndërsa kanë shkëmbyer disa fjalë dhe buzëqeshje.  
 
Ky shtrëngim duarsh u paralajmërua më herët nga kandidati Kosova i cili pasi mbaroi prezantimin e platformës së tij kërkoi të dinte nëse kish ardhur rivali i tij për t’i dhënë një këshillë për problemet teknike të mikrofonit .
 
“Ka ardhur Erioni? T’i jap ca këshilla, do t’i them ca sekrete si t’i eci mirë intervista…se kjo nuk punon mirë (për mikrofonin)”, - tha Kosova.
 
Gjatë këtij takimi që zgjati vetëm pak minuta Kosova duke qen se ishte i pari që prezantoi platformën e tij e këshilloi  rivalin e tij në lidhje me problemet që kishte mikrofoni .
 
Në konferencën “Sfidat dhe mundësitë për Tiranën”, kandidatët shpalosën edhe një herë vizionin e tyre për qeverisjen e kryeqytetit, duke u përplasur edhe një herë tek çështja e taksave. Dy kandidatët e dy aleancave te majta dhe të djathta, shpalosën programin e tyre, duke iu përgjigjur të njëjtave pyetje të drejtuara nga moderatori.
 
Në këtë konferencë shpalosën vizionin e tyre dhe kandidatët e pavarur si  Sazan Guri,  Arben Tafaj dhe Dhimitr Muslia, ndërsa mungoi kandidati i pavarur Gjergj Bojaxhi.

veliaj ksoova

Batutat gjatë takimit Veliaj-Kosova

 
Halim Kosova: Si je, mirë?
Erjon Veliaj: Si të shkojnë punët?
Halim Kosova: Dëgjo një minutë. Që të mos heqësh sikletin që hoqa unë atë mikrofonin mos e vër në vesh, por mbaje në dorë.
Erjon Veliaj: Unë improvizoj gjithmonë.

Veliaj i jep dorën Jorida Tabakut.
Erjon Veliaj: Jorid si je ti?
Halim Kosova i flet sërish Veliajt.
Halim Kosova: Ke fillu të më ngjash.

Jorida Tabaku: Edhe improvizon, edhe sajon. Hajde…
Erjon Veliaj: Se di, por te lagjja jote kam thënë të vërtetën.
Jorida Tabaku: Jo jo. Te imja jo njëherë.

Veliaj: S’janë problem taksat e larta por bashkia nuk di të mbledhë të ardhurat!
Kandidati Erion Veliaj foli për një lavdi të qytetit të Tiranës gjatë viteve kur Bashkia është drejtuar nga Edi Rama dhe tha se pjesë e punës së tij do të jetë “kthimi i qytetit në atë lavdi që humbi në vitin 2011”.

Fushat ku kandidati i koalicionit të majtë shikon më shumë bashkëpunim me sipërmarrësit privat janë parkingjet si dhe shtimi i pikave të grumbullimit të produkteve bujqësore.

“Ka mundësi për parkingje nëntokësore që nuk zë hapësirat publike, do fuqizojmë shumë projekte të tilla. Në fushën e grumbullimit të produkteve bujqësore. Kemi vetëm 1 pikë në partneritet publik-privat, besoj se mund të kemi një tjetër në hyrje të Dajtit, një në Sauk-Lundër dhe një në zonën e Kombinatit”, - tha Veliaj.

veliaj

Referuar premtimit të kandidatit Halim Kosova për uljen e taksave që bashkia ka në varësi me 30 %, Veliaj tha se problemi i Bashkisë aktuale është që nuk arrin dot të mbledhë të ardhurat dhe jo taksat e larta.

“I dëgjoj premtimet populiste për ulje taksash, por mund t’i ulin që tani pse se bëjnë? Njerëzit nuk ankohen për taksat e larta për padrejtësitë, për bashkinë që nuk arrin të mbledhë dot të ardhurat, janë disa të nënës, disa të njerkës, dikush paguan, dikush jo”, tha Veliaj.

Kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës tha se nëse do të dalë fitues në garën elektorale të 21 qershorit, do të fokusohet në promovimin e aseteve të Tiranës.

“Ne sot kemi një turizëm naiv, te ajo govata me bar e Skënderbeu, besoj se Tirana me 13 komunat ka liqene dhe kala, mendoj se do më shumë promovim, për ta kthyer në një perlë të Shqipërisë, ashtu siç bëmë me Gjirokastrën”, përfundoi Veliaj.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!